Citizens.al

Për herë të katërt para Kryeministrisë, pensionistët kërkojnë pensione dinjitoze

Citizens.al/Protesta e katërt e pensionistëve për pensionet.

“Lëvizja Bashkë” vijoi të martën për të katërtën herë protestat përpara Kryeministrisë për pensione më dinjitoze. Protesta u shoqërua me të njëjtat kërkesa edhe për miratimin e minimumit jetik dhe statusit të minatorëve.

Indinjata e pensionistëve lidhet me indeksimin me 4.1% të pensioneve dhe mungesën e një përkrahje nga ana e qeverisë për të rishikuar kuotat. Shumica e konsideroi indeksimin “tallje”.

Prej afro një muaji, qeveria ka organizuar takime publike për të diskutuar me pensionistët, por nuk ka pranuar dialog me grupin “Pensionistët Bashkë” të lëvizjes.

Në deklaratat e saj, qeveria është justifikuar me vështirësitë e rritjes së pensioneve pa reformuar më parë skemën e kontributeve shoqërore.

Por grupimi “Pensionistët Bashkë” i Lëvizjes Bashkë mendon ndryshe. Ata u shprehën sot gjatë protestës se qeveria ka para, por në të shumtën e rasteve ato keqpërdoren ose vidhen në skema korruptive të ngjashme me ato të aplikuara në koncesione apo tenderë fiktivë.

Publikisht Kryeministri Rama ua ka hedhur përgjegjësinë sipërmarrësve, të cilët sipas tij shmangin kontributet duke bërë deklarime të rreme të pagave. Për këtë ai ka paralajmëruar një fushatë ndëshkimesh.

Aktualisht në Shqipëri janë rreth 791 mijë pensionistë, nga të cilët 92% përfitojnë pensione nga skema e sigurimeve shoqërore. Pjesa tjetër mbulohen nga skemat e veçanta, si për ish-ushtarakët, minatorët dhe naftëtarët.

Në qytet, indeksimi i qeverisë prej 4.1% ka sjellë një shtesë prej rreth 752 lekë, ndërsa në fshat 453 lekë. Megjithatë, pensionet mesatare prej 15,000-19,000 lekë mbeten nën minimumin jetik prej 20,000 lekë në muaj.

Të dhënat nga një sondazh online i Citizens.al tregojnë se 87.5% e pensionistëve hasin vështirësi financiare për të përballuar muajin, dhe shumica shpenzojnë pjesën më të madhe të të ardhurave për ilaçe aq sa të mbeten në varësi nga mbështetja financiare e fëmijëve.

Lexo gjithashtu:

Shfryhet rritja e pensioneve, të moshuarit mbeten nën minimumin jetik

Qeveria me “narrativë justifikuese” përballë pensionistëve

Shëndetësia falas? Barra e barnave zhyt në mjerim pensionistët shqiptarë

Të vetmuar e të braktisur, të moshuarit vuajnë mungesën e shërbimeve të përkujdesit

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Citizens.al

FREE
VIEW