Në episodin e shtatë të “Pezull”, Amalia Koleka dhe Labinot Murrja flasin për përvojën e tyre të emigrimit dhe vendimin për t’u kthyer në Shqipëri për të kontribuuar në nisma apo dhe sipërmarrje. Amalia tregon për ekspozitën “Katër gra, katër stinë” në Vuno ndërsa Labinoti për Butterfly Camping në Dibër. Diskutimi përqendrohet te vështirësitë që ka emigrimi dhe mundësitë që gjenden në Shqipëri nëse nismat e të rinjve gjejnë mbështetje.
Ndiqni podkastin në kanalet tona:
Facebook:
You Tube:
Spotify:
Ka kryer studimet në nivelin master në degën e Gazetarisë dhe Shkencave të Komunikimit në Universitetin e Tiranës. Ajo raporton prej më shumë se katër vitesh në Citizens.al mbi çështjet e kulturës, zhvillimit urban, feminizmit etj. Është kontributore gjithashtu në media të tjera vendase dhe të huaja on line, si dhe ka punuar në redaktimin e materialeve të ndryshme. Është autore e podastit “Pezull” në Citizens.al dhe është angazhuar si koordinatore e projekteve që lidhen me fuqizimin e gazetarëve të rinj dhe çështjet e migrimit.