Dokumentari “Gjurmët e Dhimbjes” sjell tre histori që shkojnë përtej statistikave. Nga qelitë e burgut, tek historia e një gruaje që lufton për të mbrojtur veten dhe fëmijët, e deri te një rrobaqepësi e vogël në Vlorë, që është kthyer në një vatër të re jete.
Çfarë i shtyn disa gra të tërheqin denoncimet? Si dështojnë institucionet që duhet t’i mbrojnë? Si arrin një grua të gjejë forcën për të thyer ciklin e dhunës dhe për të ndërtuar një jetë të re?
“Gjurmët e Dhimbjes” ndriçon këto pyetje përmes rrëfimeve në vetë të parë dhe një analize të detajuar të sistemit.
Kliko këtu për të lexuar versionin e transkriptuar të dokumentarit.
Shiko gjithashtu:
- “Rrënjët e Rezistencës”, një dokumentar për lëvizjen feministe në Shqipëri
- “Në rrjetën e frikës” një dokumentar për dhunën digjitale
Ka kryer studimet në nivelin master në degën e Gazetarisë dhe Shkencave të Komunikimit në Universitetin e Tiranës. Ajo raporton prej më shumë se katër vitesh në Citizens.al mbi çështjet e kulturës, zhvillimit urban, feminizmit etj. Është kontributore gjithashtu në media të tjera vendase dhe të huaja on line, si dhe ka punuar në redaktimin e materialeve të ndryshme. Është autore e podastit “Pezull” në Citizens.al dhe është angazhuar si koordinatore e projekteve që lidhen me fuqizimin e gazetarëve të rinj dhe çështjet e migrimit.