Dokumentari “Në rrjetën e frikës” sjell historinë e dy grave që kanë përjetuar dhunë digjitale, si një zë i mijërave të tjera që përballen çdo ditë me këtë formë të re dhune.
Në epokën e teknologjisë ku çdo klikim krijon një gjurmë, gratë dhe vajzat përballen me një kërcënim të ri, dhunën digjitale. Nga mesazhet kërcënuese, shantazhi dhe shpërndarja e materialeve intime, kjo dhunë shkatërron privatësinë dhe dinjitetin.
Fillimisht si viktima të dhunës që kryhet ndaj tyre dhe së dyti viktima të gjykimit nga shoqëria.
Por sa të vetëdijësuara janë vajzat dhe gratë se po përjetojnë dhunë digjitale dhe sa prej tyre e denoncojnë atë? A ka në Shqipëri një dakordësi ligjore se çfarë është dhuna digjitale?
Si i qasen institucionet rasteve të denoncimit të dhunës digjitale? Çfarë pasojash psikologjike ka kjo dhunë dhe si i dikton sjelljet tona?
“Në rrjetën e frikës” ju merr me vete në kalvarin personal dhe institucional të viktimave të dhunës digjitale.
Kliko këtu për të lexuar versionin e transkriptuar të dokumentarit.
Shiko gjithashtu:
- “Rrënjët e Rezistencës”, një dokumentar për lëvizjen feministe në Shqipëri
- “Gjurmët e dhimbjes” një dokumentar për ciklin e dhunës me bazë gjinore
Erisa Kryeziu ka përfunduar studimet e larta në Gazetari dhe Komunikim dhe Master Shkencor në Marrëdhënie me Publikun në Universitetin e Tiranës. Prej pesë vitesh është gazetare dhe menaxhere e projekteve pranë Citizens.al, ku raporton për çështje sociale dhe të drejtat e njeriut, veçanërisht për çështjet e të drejtave në punë, në arsim, barazinë gjinore, grupet e margjinalizuara, personat me aftësi të kufizuar si dhe për çështje mjedisore. Njëkohësisht punon edhe si koordinatore projektesh me fokus rininë dhe edukimin mediatik. Përdoruese e teknikave të reja të raportimit sikurse “Mobile Journalism” dhe e mjeteve të angazhimit qytetar në raportim (ECR-Engage Citizens Journalism).