Citizens.al

Kauzat e 2024: Diaspora fiton të drejtën e votës, por beteja vazhdon

Citizens.al/Paraqitje grafike e një protestave për votën e diasporës.

Një ndër sloganet më të dëgjuara të pranverës së vitit që lamë pas ishte #DuaTëVotoj2025. Protestat, kërkesat dhe betejat ligjore shumëvjeçare të aktivistëve që jetojnë jashtë Shqipërisë morën dritën jeshile nga institucionet ligjvënëse më 24 korrik, në seancën plenare kur u miratua vota e diasporës.

“Në asnjë moment nuk kemi fjetur, madje dhe tani jemi në pritje të kalimit të akteve nënligjore, pa të cilat vota e diasporës do të jetë ende në rrezik”- u shpreh Florian Haçkaj nga lëvizja “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, në një episod të podkastit “Pezull” të Citizens.al.

I kontaktuar nga Citizens.al, Haçkaj konfirmon se procesi ka ngecur te akti i fundit nënligjor, që ka të bëjë me mënyrën e votimit, numërimit dhe ruajtjes së votës kur vjen në Shqipëri. Ky akt sipas Haçkaj duhet të miratohet urgjentisht nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

“Çfarë kuptimi ka kjo të vonohet kaq shumë dhe në fund njerëzit të mos jenë të sigurt dhe të stepen. Do thonë kur nuk e njoh procesin tamam as s’kam ndërmend ta bëj! Kështu që mua më duken hapa që stepin njerëzit të shkojnë përpara”- rrëfeu ai për Citizens.

Më 27 dhjetor u prezantuar dhe testua “Platforma Elektronike e Regjistrimit”, (PER) për votën e diasporës në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Aplikacioni “PER” mund të përdoret përmes aplikacionit të KQZ në telefon, po ashtu edhe nga uebsite i KQZ – së. Data një mars 2025 është afati i fundit për miratimin e fletës së votimit që pritet tu shkojë nëpërmjet shërbimit postar çdo emigrantëve që do të regjistrohen për të votuar.

“Një betejë shumëvjeçare”

Grupe të ndryshme politike apo civile janë angazhuar për të drejtën e votës së diasporës. Grupimi “Diaspora për Shqipërinë e Lirë“, si edhe lëvizja politike ”Shqipëria Bëhet” kanë ndërmarrë hapa institucionale në këtë drejtim.

“Diaspora për Shqipërinë e Lirë“ ka dorëzuar projektligjin elektronikisht për votën e diasporës

Në shtator 2023, u dorëzua një projektligj i cili u protokollua në Parlament dy muaj më vonë. Edhe lëvizja politike ”Shqipëria Bëhet” dorëzoi në dhjetor të të njëjtit vit një draft-propozim për votën e emigrantëve.

Më 9 janar 2024 përfundoi afati ligjor që Gjykata Kushtetuese i kishte dhënë Kuvendit të Shqipërisë për plotësimin e boshllëkut ligjor, që pengonte votën e emigrantëve.

“Aktualisht komisioni është në fazën e punës së eksperteve për përgatitjen e draftit të projektligjit “ – pohuan përfaqësues të Kuvendit për Citizens në mars të 2024.

Por edhe përpjekjet e aktivistëve nuk kanë qenë të pakta. Ata kanë shpalosur disa herë banderolën “Dua të votoj në 2025”, një herë brenda në parlament dhe një herë para Kuvendit.

Përpjeka kulmoi në korrik të vitit 2024, kur Kuvendi miratoi Reformën Zgjedhore, duke përfshirë votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.

Ndiq podcastin mbi Votën e Diasporës në zgjedhjet 2025 me Florjan Haçkaj:

Lexo gjithashtu:

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Citizens.al

FREE
VIEW