Citizens.al

“Thumanë-Kashar”, më e shtrenjta në rajon?

Citizens.al/Paraqitje grafike e rrugës Thumanë-Kashar.

Prej datës 4 janar, çdo veturë që përshkon rrugën Thumanë-Kashar paguan 2.5 euro. Pas “Rrugës së Kombit”, ku qytetarët me makina familjare paguajnë 5 euro për kalim, kjo është rruga e dytë në Shqipëri ku aplikohet pagesa.

Për të krahasuar tarifat që duhet të paguajnë qytetarët për mirëmbajtjen e këtyre rrugëve në raport me vende të tjera, le të shohim sa variojnë pagesat në Ballkanin Perëndimor.

Kështu për çdo kalim në rrugën Thuman-Kashar paguhet mesatarisht 1 euro për çdo 8.4 km.

Në Maqedoni të Veriut, paguhet 1 euro për çdo 23.8 kilometra të rrugës Gostivar-Kumanovë.

Në Serbi, segmenti Preshevë-Suboticë, ka mesataren 1 euro për çdo 23.6 km rrugë.

Në Mal të Zi, paguhet 1 euro për çdo 14.2 km të rrugës Podgoricë-Mateshevo.

Ndërsa në Bosnjë rruga Banja Luka-Doboj ka mesatare 1 euro për çdo 15 km rrugë.

Rruga “Thumanë-Kashar” u hap për qarkullim në 30 qershor 2024.

Pagesa e rrugës Thumanë-Kashar sipas kategorive:

  • Motoçikletat 1.8 euro
  • Veturat 2.5 euro
  • Furgonët e autobusët 6.25 euro
  • Kamionët 8.75 euro

Kompanitë koncesionare “Gener 2” dhe “Infra 2”, për 35 vite, sipas marrëveshjes së nënshkruar me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë parashikohet se do të përfitojnë 1.3 miliardë euro, ndërkohë që investimi i tyre për ndërtimin e kësaj rruge ka qenë vetëm 271 milionë euro.

Për çfarë u protestua?

Citizens ka ndjekur në vazhdimësi dhjetëra protesta të më shumë se qindra banorëve që kanë protestuar gjatë muajve gusht – tetor për akses në autostradën e re. Autostrada e re preu në mes një rreth rrotullim ekzistues, që ishte ndërtuar me qëllimin që të bënte lidhjen e rrugës me aksin e re që do pasonte. Pas shumë denoncimesh, dhunë fizike, rezistenca e tyre gjeti një zgjidhje alternative.

“Në mënyrë provizore ata do ta aksesojnë mbikalimin ekzistues të Gramzës, me një rampë të dedikuar që do të ndërtohet për ta në javët në vazhdim” – u shpreh zv/kryeministrja Balluku gjatë interpelancës në parlament më 12 shtator.

Por pas nisjes së pagesës më 4 janar, disa prej banorëve pranuan për Citizens se nuk janë dakord për këtë tarifë dhe do të vijojnë të përdorin rrugën e vjetër.

 “Asnjë lekë, nuk futem andej! S’do kaloj andej. S’dua ti jep lekë atij, do kaloj nga rruga vjetër” –  shprehet Andi Gjoka.

Përballë këtij fakti sakrifica e qindra banorëve për valën e konsiderueshme të protestave duket se ende nuk arriti ti jepte një zgjidhje këtyre komuniteteve.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Citizens.al

FREE
VIEW