Citizens.al

Mësimi me turne, epokë që nuk mbaron në Tiranë pavarësisht premtimeve

Citizens.al/Ilustrim i renderit të projektit të shkollë 9-vjeçare "Edith Durham" Në Tiranë.

Tre mandate në krye të Bashkisë Tiranë duket se nuk po i mjaftojnë kryetarit Erion Veliaj për të realizuar një nga premtimet e tij të kahershme: dhënies fund të mësimit me dy turne në shkolla.

Më 17 janar, gjatë ceremonisë së hapjes së programit për “Drejtuesit e Shkollave dhe Kopshteve,” – program i mbështetur nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, AADF, – Veliaj u shpreh se te pjesa e infrastrukturës “Tirana ka avancuar goxha”. Ai renditi si statistika 109 kopshte e çerdhe si dhe 45 shkolla të reja.

Në vazhdimësi, kryetari i Bashkisë njoftoi planet për ndërtimin e 10 shkollave të reja në zonat e Astirit, lagjes Rilindja pranë Unazës së Re, Liqenit të Thatë dhe Kopshtin Botanik, si dhe në zonën mes Saukut dhe Farkës.

Pesë vite më parë, në shtator të vitit 2019, gjatë një inspektimi në shkollën “Ali Demi”, Veliaj premtoi se epoka e mësimit me dy turne do të merrte fund. Por sot, realiteti tregon se shumë pak ka ndryshuar nga e njëjta praktikë.

Në një përgjigje me shkrim, Ministria e Arsimit dhe Sportit i tha Citizens se 30 shkolla në Tiranë e zhvillojnë mësimin me dy turne, ku 5 prej tyre janë në këtë situatë prej rindërtimit.

Lista e shkollave që zhvillojnë mësim me dy turne (tabelë).
Emri i shkollësVendndodhja
1. 1 MajiRruga Ali Demi
2. 17 ShkurtiQesarakë, Tiranë
3. 7 MarsiRruga Reshit Petrela
4. Ahmet BojaKasallë, Zarr-Hell, Tiranë
5. Ali DemiRruga Sami Gërblleshi
6. Alush BardhiFarkë, Tiranë
7. Dëshmorët e LirisëRruga Zef Jubani
8. Dhora LekaRruga Androniqi Zengo Antoniu
9. Fan NoliRruga Qemal Stafa
10. Hasan PrishtinaRruga Marie Logoreci
11. Haxhi korraCerkezë-Morinë, Tiranë
12. Ismail QemaliRruga Johan Fon Han
13. Jeronim De RadaRruga e Durrësit
14. Kasem ShimaRruga Kasem Shima
15. Kolë JakovaRruga Genc Ndreu
16. Kongresi i LushnjësRruga Bardhyl
17. Kongresi i ManastiritRruga 3 Dëshmorët
18. Kus Kashar, Tiranë
19. Kushtrimi i LirisëRruga Gani Domi
20. M.Q.AtaturkRruga Selim Jegeni, Sauk
21. Mihal GramenoRruga Mihal Grameno
22. Mustafa GreblleshiRruga Shefqet Ndroqi
23. Myrvete PezaPezë Helmës, Tiranë
24. QenamQinam, Tiranë
25. SheshFshati Shesh, Tiranë

Sipas ministrisë situata me shkollat në rindërtim paraqitet si vijon:

  • Shyqyri Peza zhvendosur te Lasgush Poradeci (vetëm turn i dytë)
  • Mersin Duqi zhvendosur te Selman Meta (vetëm turn i dytë)
  • Ibrahim Hima zhvendosur te Bedri Llagami (turn i parë)
  • Pjetër Budi zhvendosur te Vasil Shanto dhe Sabahudin Gabrani (vetëm turn i dytë)
  • Edith Durham zhvendosur te Emin Duraku (vetëm turn i dytë)

Shkollat e reja, jo të gjitha financim nga Bashkia

Në vitin 2016 Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, propozoi vendosjen e një takse të përkohshme, e cila sipas tij do të mbështeste projektet për ndërtimin e 17 shkollave të reja në kryeqytet në bashkëpunim me privatin e për rrjedhojë zgjidhjen e problemit të shkollave me turne.

“Taksa e përkohshme e infrastrukturës arsimore” u tha se do të zbatohej deri në vitin 2022, por ajo u zgjat edhe me tre vite duke bërë vitin kalendarik 2025 afatin e fundit.

Familjarët kanë paguar nga 1,800 lekë/vit, ndërsa bizneset 4,000-37,000 lekë/vit dhe prej 2016 deri më tani Bashkia ka arkëtuar një total prej rreth 6.3 miliardë lekësh, rreth 60 milionë euro.

Por pavarësisht këtij fondi të konsiderueshëm, shkollat e parashikuara me PPP nuk u ndërtuan tërësisht (9 nga 17 të parashikuara), ndërkohë që në të shumtën e rasteve shkollat e reja, të cilat Veliaj i promovon edhe në rrjetet e tija sociale, janë investime nga fondet e rindërtimit, donacione të Katarit, apo Bashkimit Evropian.

Sipas Bashkisë Tiranë, nga viti 2019 deri më sot, në kryeqytet janë ndërtuar 26 shkolla të reja dhe janë në proces ndërtimi 7 të tjera:

Lista e shkollave ndërtuar në periudhën 2019-2024 (tabelë).
ShkollaStatusiInvestimiVitiTipologjiaFondi
1. Servete MaçiPërfunduarNdërtim i ri20199-vjecareBT
2. Lasgush PoradeciPërfunduarNdërtim i ri20219-vjecareBT-Qatar Fund
3. 16 shtatori, PezëPërfunduarNdërtim i ri2021E Mesme e BashkuarBT-Qatar Fund
4. Myrvete PezaPërfunduarNdërtim i ri20219-vjecareBT-Fondi Sllovak
5. Mangull, PetrelëPërfunduarNdërtim i ri20219-vjecareBT (rindërtim)
6. Pajan, PezëPërfunduarNdërtim i ri2021Cikël i ulëtBT (Rindërtim)
7. Pezë e VogëlPërfunduarNdërtim i ri20219-vjecareBT (rindërtim)
8. Hasan VogliPërfunduarNdërtim i ri20219-vjecareBT (Rindërtim)
9. Murat ToptaniPërfunduarNdërtim i ri20219-vjecareBT (Rindërtim)
10. Qazim TurdiuPërfunduarNdërtim i ri20219-vjecareBT (Rindërtim)
11. Sami FrashëriPërfunduarNdërtim i ri20229-vjecareBT (Rindërtim)
12. Dritas, Zall-HerrPërfunduarNdërtim i ri20229-vjecareBT (Rindërtim)
13. 17-shkurti, DajtPërfunduarNdërtim i ri20229-vjecareBT (Rindërtim)
14. Vaçe Zela,PërfunduarNdërtim i ri20229-vjecareBT (PPP)
15. Kristo FrashëriPërfunduarNdërtim i ri2022Shkollë e mesmeBT (PPP)
16. Andrea StefaniPërfunduarNdërtim i ri20229-vjecareBT (PPP)
17. Nënë TerezaPërfunduarNdërtim i ri20229-vjecareBT(PPP)
18. John KennedyPërfunduarNdërtim i ri2022Shkolle e mesmeBT (PPP)
19. Bashkim FinoPërfunduarNdërtim i ri20229-vjecareBT (PPP)
20. Kiço BlushiPërfunduarNdërtim i ri20229-vjecareBT (PPP)
21. Sevasti QirjaziPërfunduarNdërtim i ri2022Shkollë e mesmeBT (PPP)
22. Luan HajdaragaPërfunduarNdërtim i ri2022Shkolle e mesmeBT (PPP)
23. Lekë GjiknuriPërfunduarNdërtim i ri20239-vjecareBT (Rindërtim)
24. Emin DurakuPërfunduarNdërtim i ri20239-vjecareUNDP
25. Xhezmi DelliPërfunduarNdërtim i ri20239-vjecareUNDP
26. Bedri Llagami, VaqarrPërfunduarNdërtim i ri20239-vjecareBT (Rindërtim)
27. Shyqyri PezaNë ndërtimRikonstruksion20249-vjecareBT
28. Ibrahim Hima, VaqarrNë ndërtimNdërtim i ri20249-vjecareBT
29. Shkolla e Bashkuar, KrrabëNë ndërtimNdërtim i ri2024E Mesme e BashkuarBT
30. Edit DurhamNë procedurë prokurimiNdërtim i ri20249-vjecareBT
31. Kol JakovaNë procedurë prokurimiRikonstruksion20249-vjecareBT
32. Pjetër BudiNë procedurë prokurimiNdërtim i ri20249-vjecareBT
33. Mersin Duqi, BërzhitëNë procedurë prokurimiNdërtim i ri2021E Mesme e BashkuarBT

Ndërsa deklaratat zyrtare shfaqin një narrativë optimiste, realiteti tregon që procesi për zgjidhjen e problemeve të infrastrukturës shkollore është ende i ngadalë.

Nxënësit dhe prindërit e tyre vazhdojnë të përballen me vështirësitë dhe pasigurinë e mësimit me turne, duke e bërë të nevojshëm një planifikim më të qartë dhe transparent për të ardhmen.

Lexoni gjithashtu:

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Citizens.al

FREE
VIEW