Citizens.al

Dezinformimi në fushatë zgjedhore 

Jemi në fushatë zgjedhore dhe si gjithmonë, rrjetet sociale mbushen me postime politike.

Facebook dhe Instagram kthehen në një mjedis ku bëhen pafund thirrje për të ndikuar te vota jonë.

 Por çfarë duhet të kemi parasysh kur hasim këto materiale dhe a janë të gjitha të besueshme?

 Gjatë fushatave, partitë politike rrallë përdorin faqet zyrtare për të shpërndarë ndikim të tërthortë. Shpesh ata, apo njerëz pranë tyre, zgjedhin të fshihen pas profileve të tjera, në disa raste edhe anonime duke synuar një gjë: Goditjen e kundërshtarit.

 Informacioni shpesh paketohet si “lajm”, por në realitet është një manipulim. Qëllimi? Të krijohet një opinion negativ për kundërshtarin.

Forma tjetër që haset shpesh është përmes faqeve satirike. Në dukje është për humor, por shpesh, pas një meme fshihet një zgjatim i ndonjë partie politike që synon denigrimin e kundërshtarit.

 Ka edhe profile të krijuara posacerisht për sulme personale. Faqja “Gënjejmë Bashkë” dikton një fushatë propagandistike kundër Lëvizjes Bashkë. Postime informacionesh të paverifikuara, pa burim, pa fakte dhe pa autorë kthehen në “fake-neës” që shpërndahen vrullshëm me tituj bombastikë.

Kësaj manovre nuk i kanë shpëtuar as figura të reja politike si Adriatik Lapaj dhe Lëvizja Shqipëria Bëhet. Ata janë vënë në qendër të postimeve dizinformuese dhe denigruese duke përdorur foto të vjetra të nxjerra nga konteksti, të cilat sugjerojnë lidhje me Xhorxh Soros apo dhe sajesa konspiracioniste rreth tij.

 Këto janë vetëm disa nga format që përdoren për të përhapur dezinformim në fushatë. Por edhe vetë liderët politikë përfshihen në këtë vorbull postimesh denigruese.

Për shembull, profili i kryeministrit Edi Rama, ku satira dhe politika përzihen pa ndonjë dallim të qartë.

Kini kujdes! Bëhuni dyshues mbi informacionet dhe postimet në kohë fushate, por jo vetëm. Kërkoni dhe verifikoni faktet. Fushata kalon, por e vërteta mbetet.

Ndaj, informohu si qytetar i përgjegjshëm.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Citizens.al

FREE
VIEW