Citizens.al

Sa të realizueshme janë premtimet e partive në fushatë?

Ilustrim i natyrës së premtimeve në fushatë.

Një raport vlerësimi i qendrës Altax thotë se premtimet e partive kërkojnë disa dhjetëra miliardë euro që të realizohen, në një vend ku buxheti i shtetit është në masën 7-8 miliardë euro çdo vit.

Partia Socialiste premton rritje pensionesh, pagash, buxhet më të madh për arsimin dhe bujqësinë. Kjo mund të kërkojë rreth 35 miliardë euro në 4 vite. Ndaj duket e vështirë të realizohen.

Premtimet e Aleancës “Shqipëria Madhështore”, kërkojnë rreth 29 miliardë euro në një mandat qeverisës. Ndaj njësoj si premtimet e PS-së vlerësohen të vështira për t’u realizuar.

Analiza e Altax ka nxjerrë si program më të realizueshëm, atë të Lëvizjes Bashkë, 162 premtimet e së cilës për ndryshime në bujqësi, industri, kulturë dhe arsim kërkojnë rreth 13 miliardë euro.

Koalicioni “Nisma-Shqipëria Bëhet” ka gjithashtu një program që vlerësohet i realizueshëm nga Altax, edhe pse 218 premtimet e tyre kërkojnë një buxhet prej rreth 25 miliardë eurosh.

Partia “Mundësia” ka një program me më pak premtime, 59 të tilla, ku synon shkurtimin e buxhetit shtetëror me uljen e shpenzimeve për të lehtësuar ekonominë me synim mirëqenien e qytetarëve. Ekspertët e kanë vlerësuar në masën 82% të realizueshëm si program me një kosto prej rreth 6.4 miliardë eurosh.

Në kohë fushate, Shqipëria ka parë shumë udhëheqës që premtojnë pafund gjëra, shpesh duke e ditur se janë të parealizueshme. Edhe këto zgjedhje nuk kanë shpëtuar pa një qasje të tillë.

Lexoni gjithashtu:

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Citizens.al

FREE
VIEW