Citizens.al fton gazetarë të pavarur të aplikojnë për bashkëpunim në prodhimin e artikujve për serinë “Citizens Report”, që përfshin këto prioritete raportimi:
- Të drejtat e njeriut dhe drejtësia sociale;
- Mbrojtja e mjedisit dhe shfrytëzimi i burimeve natyrore;
- Qasja në shërbime publike (shëndetësi, arsim, transport);
- Probleme të komuniteteve të margjinalizuara;
- Korrupsioni në nivel lokal dhe keqmenaxhimi institucional;
- Raportim nga periferia dhe zonat e papërfaqësuara;
Puna do të realizohet në bashkëpunim me redaksinë e Citizens Channel, mbi bazë të një marrëveshjeje të qartë pune sipas standardeve etike dhe editoriale të medias.
Kliko këtu për të lexuar Termat e Referencës.
