“Prej më shumë se 10 ditësh naftëtarët e Bankers janë në një grevë të përgjithshme pa afat,” tha sot Kondi Ilia, Koordinator i “Unionit të Sindikatave”.
Në mungesë të ndërhyrjes institucionale për një ndërmjetësim dialogu midis naftëtarëve dhe kompanisë “Bnkers Petroleum”, aktivistë, naftëtarë dhe përfaqësues sindikatash protestuan sot përpara Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Protesta u thirr nga organizata “Drejtësi Sociale”.
Prej rreth dy javësh naftëtarët e Marinzës, të organizuar nga Sindikata e Sektorit Hidrokarbur janë në grevë për rritje pagash dhe përmirësim të kushteve të punës.
Më tepër se 20 organizata dhe sindikata i drejtuan një letër të hapur kryeministrit Edi Rama, që qeveria të angazhohet në dialog për zgjidhjen e kërkesave të naftëtarëve. Ata kërkojnë rritje të fondit të pagavë nga kompania me 18% dhe shpërndarje e këtij fondi kryesisht te pagat e ulëta.
Grevistët kërkojnë sisteme pagash transparent dhe ngitje në detyrë me mërit.
“Çdo zvarritje në zgjidhjen e konfliktit do të cenonte rëndë jetën dhe shëndetin e punonjësve,” u citua në letrën e hapur.
Renato Tahaj, Inxhinier i Sigurimit Teknik “Bankres Petroleum” analizon se “Bnkers Petroleum” nuk mund të shihet vetëm si kompani private , kur ajo shfrytëzon pasurinë e të gjithë kombit.
“Ju keni studentë të përvitshëm nga Fakulteti i Gjeologji- Minierave dhe nëse ju u gjeni një vend pune, përveç këtyre burimeve që i keni dhënë me koncesion, atëherë do isha dakord; Por nëse këto janë kompani që mund të na paguajnë sa të duan, atëherë na gjeni ju punë ku të shkojmë ne,” tha Tahaj.
Protestuesit përmbyllën se nëse nuk ka asnjë reagim, në javën në vijim grevistët do ta zhvendosin revoltën e tyre përpara Kryeministrisë.
Më 22 tetor, në një reagim zyrtarë Bankers Petroleum shpjegoi se një takim i mbajtur nga ata me punonjësit në grevë, nuk shkoi siç ata parashikuan.
Bankeres vijoi se ata nuk jemi në gjendje të miratojmë ndonjë rritje shtesë, për shkak të presioneve të vazhdueshme financiare, duke përfshirë rënien e çmimeve të naftës në 60 dollarë amerikanë për fuçi dhe parashikimet që sugjerojnë një rënie të mëtejshme vitin e ardhshëm dhe gjithashtu një kurs këmbimi të pafavorshëm të dollarit, i cili ka rritur, sipas tyre, kostot lokale me 30%.
Përshkallëzimi i protestës
Protestat e punonjësve të Bankers nisën fillimisht në fillim të shtatorit, por u ndërprenë pasi u mendua për një zgjidhje konsensuale midis palëve. Punonjës të Bankers i thanë gazetarëve të Citizens, në fund të shtatorit që po ndërmjetësonin një marrëveshje.
Por si duket, mos-arritja në një marrëveshje i çoi naftëtarët drejt një përshkallëzimi të rezistencës ndaj kërkesave të tyre, duke nisur një grevë urie, më 15 tetor.
Nga viti 2004 deri në fund të vitit 2024, Bankers ka deklaruar çdo vit humbje në bilancet e paraqitura ndaj autoriteteve shqiptare.
Por një hetim i Prokurorisë së Fierit ka nxjerrë në pah se kompania ka realizuar shitje dhe eksporte në vlerën mbi 532 miliardë lekë – rreth 5.3 miliardë euro. Kompania është aktualisht nën hetim për evazion fiskal.
Deri tani janë lëshuar 14 masa sigurie, prej të cilave 9 janë ekzekutuar, ndërsa 5 persona – kryesisht të huaj – janë shpallur në kërkim.
Citizens ka raportuar vazhdimisht për ndotjen mjedisore dhe sfidat e banorëve të Patos – Marinzës.
Lexoni gjithashtu:
- Jeta pranë puseve të naftës: Ana tjetër e Patos-Marinëzës
- Familja që humbi tre fëmijë nuk arriti të provojë në gjykatë ndotjen e Patos Marinzës
- Bankers Petroleum nën hetim: Dyshohet se për 20 vite shmangu taksat

Ka kryer studimet në nivelin master në degën e Gazetarisë dhe Shkencave të Komunikimit në Universitetin e Tiranës. Ajo raporton prej më shumë se katër vitesh në Citizens.al mbi çështjet e kulturës, zhvillimit urban, feminizmit etj. Është kontributore gjithashtu në media të tjera vendase dhe të huaja on line, si dhe ka punuar në redaktimin e materialeve të ndryshme. Është autore e podastit “Pezull” në Citizens.al dhe është angazhuar si koordinatore e projekteve që lidhen me fuqizimin e gazetarëve të rinj dhe çështjet e migrimit.