Citizens.al

A dështoi kampi Gjadrit?

Foto – Ilustrim nga Kampi në Gjadër

Giorgia Meloni në një fjalë të mbajtur në mbyllje të vitit 2024 theksoi se “qendrat në Shqipëri do të funksionojnë”.

Pavarësisht sigurisë së kryeministres italiane Meloni, kampi i refugjatëve në Gjadër, operativ tashmë prej dy vitesh, nuk duket se po funksionon.

Kampi, i cili mendohet se ka kushtuar rreth 100 milionë euro dhe parashikonte të priste rreth 3000 refugjatë në muaj, ka sot rreth 20 persona që presin të deportohen,

Por pse nuk i përmbushi Gjadri pritshmëritë e qeverisë italiane për të zgjidhur njëherë e mirë problemin e emigracionit të paligjshëm?

CitizensShpjegon se kundër kampit u angazhuan organizatat e shoqërisë civile, të cilat e cilësuan “eksperiment njerëzor”, si dhe sistemi gjyqësor në Romë, i cili vendosi disa herë kundër dërgimit të refugjatëve nga Italia në Gjadër dhe më pas u mbështet edhe nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë.

Kjo e fundit u shpreh publikisht më 1 gusht 2025 se jo të gjitha vendet që qeveria italiane i konsideronte të sigurta si për shembull Bangladeshi, apo Egjipti, janë realisht të tilla në aspekte jetësore dhe se kthimi pas i refugjatëve që vijnë nga andej është i padrejtë.

Kjo solli që kampi të ndryshonte funksion.

Në fillim ishte menduar të priste çdo refugjat që ndalohej në detin Mesdhe me drejtim Evropën, por sot po përdoret për riatdhesimin e emigrantëve të paligjshëm të cilët ndodhen që qendrat migratore pritëse italiane.

Figura të ndryshme të opozitës italiane e kanë kontestuar marrëveshjen Rama-Meloni dhe e kanë vizituar nga afër kampin në Shqipëri. Ata e kanë quajtur Gjadrin një projekt të dështuar dhe propagandistik të kryeministres italiane Giorgia Meloni.

Ngjashëm edhe shoqëria civile është bërë bashkë për të kërkuar mbylljen e këtij kampi.

Ndryshe, Kryeministri Rama nuk e ka komentuar kurrë çështjen e Gjadrit, madje është shprehur se kampi nuk e shqetëson, pasi ndërtimi dhe menaxhimi i qendrave nuk i përket qeverisë shqiptare, pasi marrëveshja ia ka dhënë juridiksionin palës italiane.

Po për çfarë i shërbeu  Shqipërisë e gjitha kjo?

Gjadri na bëri të kuptojmë se jo gjithmonë mjafton “vëllazëria” midis qeverive të dy shteteve për të çuar përpara “projekte të suksesshme” në nivel politikash dhe të drejtash.

30 vite më parë, ashtu si refugjatët nga Bangladeshi, Egjipti dhe vende të tjera të Afrikës, shqiptarët niseshin si refugjatë drejt Italisë në kërkim të një jete më të sigurt dhe të ardhme më të mirë.

Kampi që u hap në Shqipëri rëndon në ndërgjegjen e shoqërisë sonë, për atë çka nuk do të donim t’u ndodhte njerëzve tanë, por ndërkohë lejuam t’u ndodhte të tjerëve në brigjet tona.

Pavarësisht investimit të majmë dhe tre mijë refugjatëve që parashikonte të priste çdo muaj, aktualisht Kampi i Gjadrit ka rreth 20 persona që presin të depërtohen. Dy vite nga nisja operimit, Citizens shpjegon se kampit jo vetëm ju ndryshua qëllimi fillestar, por shënjoi edhe një nga paktet më të sulmuara për shkelje të të drejtave të njeriut dhe politikave migratore.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Citizens.al

FREE
VIEW