“Histori Emigrimi” (En. Migrant Stories), është një nismë e Citizens.al që synon të transformojë narrativën mbi migracionin duke vendosur në qendër njerëzit.
Përmes gazetarisë, punës kërkimore dhe rrëfimit multimedial, nisma dokumenton se si migracioni formëson jetën e përditshme në Shqipëri: të rinj që përballen me zgjedhje të vështira për të ardhmen, gra që mbajnë barrën e ndarjes familjare, të moshuar të lënë pas në komunitete që po tkurren, si dhe punëtorë të huaj që kërkojnë një fillim të ri në Shqipëri.
Gjatë zbatimit, janë prodhuar:
- 25 artikuj të thelluar dhe investigime të thelluara;
- 8 episode të podcastit “Pezull”;
- 4 dokumentarë të shkurtër;
- Studimi: “Shoqëri në Ikje: Një antropologji e Migrimit”
- Mbi 80 publikime, pjesë e fushatës “Migrant Stories” informuese online;
Podcast: “Pezull”

Podcasti “Pezull” trajton përvojat e migrimit përmes bisedave të thelluara me studiues, ekspertë dhe persona të prekur drejtpërdrejt, duke eksploruar dimensione të ndryshme si pasiguritë, përvojat pozitive, rikthimet dhe zgjedhjet sfiduese që shoqërojnë këto procese.
Dokumentarë – Histori Emigrimi
Seria dokumentare “Migrant Stories” sjell në qendër njerëzit më të prekur nga migrimi, duke treguar përvojat e grave dhe të moshuarve në komunitete të shpopulluara. Ajo nxjerr në pah koston sociale të depopullimit, duke theksuar dinjitetin, qëndrueshmërinë dhe të drejtat e shpesh anashkaluara në debatet publike mbi migracionin.
Studim: “Shoqëri në ikje”
Studimi “Shoqëri në Ikje”, i udhëhequr nga Prof. Dr. Nebi Bardhoshi me metodologji etnografike dhe analiza të Censit 2023, shqyrton se si migrimi po transformon strukturat sociale, ekonomike dhe familjare në Shqipëri, duke dokumentuar shpopullimin rural, plakjen demografike dhe zhdukjen graduale të shërbimeve bazë.
“Migrant Stories” mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Shqipëri në kuadër të programit MATRA. Opinionet, gjetjet dhe rekomandimet e shprehura në këtë publikim i përket autorit dhe nuk përfaqësojnë detyrimisht qëndrimet e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Tiranë
