Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Shqipëria e fundit në rajon për cilësinë e universiteteve bazuar në faqet e tyre online

Universiteti i Tiranës renditet i fundit në rajon nga një klasifikim botëror të cilësisë i kryer nga “Ranking Web of Universities”.

Nga 31.246 universitete në më shumë se 200 vende të botës, Universiteti i Tiranës u rendit i 3.786-i, sipas sistemit matës që përqendrohet në dukshmërinë, aksesin dhe praninë e universiteteve në faqet e tyre zyrtare web.

Renditja e Universitetit të Tiranës

Më në krye në listën e rajonit sa i përket universiteteve publike qëndron Universiteti Teknik Kombëtar i Athinës, i renditur në vendin e 384 në klasifikimin global. Pas tij vjen Universiteti i Beogradit i renditur i 447-i, ndjekur nga Universiteti i Zagrebit në Kroaci në vendin e 571, ai i Sofjes në Bullgari në vendin e 988, ndërsa Universiteti i Podgoricës në Malit të Zi renditet në vendin e 1.939.

Më lart në renditje se sa Universiteti i Tiranës qëndron Universiteti “Hasan Prishtina” në Kosovë, përkatësisht në vendin e 3.027 në klasifikimin global.

Sipas Rigels Xhemollarit, përfaqësues i organizatës Qëndresa Qytetare që ka në fokus të veprimtarisë së saj arsimin, ky pozicion i Universitetit të Tiranës tregon gjendjen në të cilën ndodhen universitetet në Shqipëri.

Ky rankim nuk i ka përfshirë universitetet e tjera përveç atij të Tiranës sepse nuk i plotësojnë kushtet për t’u përfshirë në këtë “webometrics”, pasi nuk i dedekton të dhënat e tyre. E para sepse nuk kanë faqe transparente për të dhënat, por e dyta sepse nuk përmbushin kriteret”.

Sipas Xhemollarit, kriteret e tjera kryesore ishin punimet shkencore dhe stafi akademik.

“Cilësia e punimeve shkencore dhe stafit akademik se sa të njohura ishin stafet akademike dhe sigurisht në këtë situatë ne përsëri jemi të fundit në rajon. Kosova na e ka kaluar pasi ka bërë goxha përpara lidhur me plagjiaturat ku ka hequr edhe një rektor, ndërsa ne nuk kemi hequr asnjë nga sistemi për çështje plagjiature apo për çështje etike”.

Xhemollari thekson se mungesa e investimeve në shkencë i bën universitetet jo shumë të ndryshme nga gjimnazet apo shkollat profesionale.

Rigels Xhemollari, Qëndresa Qytetare

“Vetëm gjatë vitit të kaluar u investua 0.4% në shkencë në universitetet shqiptare dhe u investua miliona euro për roje për kolltuqe, për karburant dhe shërbime të tjera luksi për zyrtarët. Kështu që për sa kohë ne nuk investojmë për universitetet, universitetet tona nuk mund ti quajmë më universitete, por gjimnaze ose shkolla profesionale të ndara me degë që riprodhojnë dije, nuk prodhojnë dije, nuk prodhojnë shkencë dhe për rrjedhojë nuk prodhojnë as të mira për shoqërinë tonë”,-përfundon Rigels Xhemollari.

Vendin e pare në botë në këtë renditje e merr universiteti i Harvardit, ndjekur nga ai i Stanfordit, Instituti i Teknologjisë në Masaçusets, Universiteti i Kalifornisë Berkeley dhe në vendin e pestë qëndron universiteti i Oksfordit.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *