Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Gazetarët në protestë kundër “riedukimit” të Kryeministrit Rama

Gazetarë, punonjës në sektorin mediatik dhe aktivistë protestuan pasditen e së hënës për lirinë dhe të drejtat e gazetarëve.

Mbledhja në sheshin para Kryeministrisë ishte për shkak të dërgimit në “riedukim” të gazetarit të A2 CNN Klevin Muka, gjatë një konferencë per shtyp të Kryeministrit Rama dhe ministres së jashtme Olta Xhaçka.

Në konferencë pyetja e gazetarit u konsiderua jo etike nga Kryeministrit duke i mohuar atij të drejtën për të pyetur në tre muajt në vijim.

“Riedukim për shkelësit, jo për pyetësit”; “Zoti Kryeministër, çfarë pyetjeje t’ju bëjmë nesër?”;”Nuk na përjashton dot të gjithëve”, ishin disa nga pankartat që shoqëronin gazetarët në shesh.

Përmes një deklarate të lexuar para Kryeministrisë, gazetarët kërkuan që politika të mos i intimidojë ata duke dëmtuar kësisoj demokracinë në vend.

Isa Myzyraj, gazetar pranë Ora News

Tentativat e herëpashershme të qeverisë për të ndërhyrë në punët e medias, mendojmë se dëmtojnë rënë demokracinë në vend. Ndaj ne sot kërkojmë si hap të parë, heqjen e masës së riedukimit ndaj kolegut Muka, por edhe dhënien e sigurisë se kjo masë nuk do përsëritet më. Ne kërkojmë që politika të mos intimidojë gazetarët, sepse ne besojmë fort tek liria dhe demokracia”, –u shpreh gazetari Isa Myzyraj përmes deklaratës.

Sipas tyre kjo situatë nuk ka të bëjë me emra konkretë vetëm, por “jemi në kushtet e cenimit të rëndë të lirisë së medias dhe fjalës së lirë dhe këtë e konfirmuan vetëm pak minuta më parë dhjetëra organizata ndërkombëtare që dënuan veprimet e kryeministrit”.

Gazetarët e pranishëm në protestë në shenjë solidariteti, deklaruan se mohimi së drejtës për të pyetur është një lloj dhune.

“Ndoshta nuk duhet të kishte qenë hera e parë, ndoshta duhet të kishte ndodhur shumë më herët, por nuk është kurrë vonë mendoj unë për të reaguar dhe për aq kohë sa kjoi situatë mund të vazhdojë, sot është kryeministri ama, nesër mund të jetë dikush tjetër. Mohimi i të drejtës së fjalës apo censura e cfarëdolloj forme në një vend demokratik si i joni është patjetër dhunë”,- u shpreh gazetarja pranë MCN TV, Ana Haxhimali.

Ana Haxhimali, gazetare pranë MCN TV.

Ndër të tjera ata u shprehën se politika shqiptare në tërësi po tenton ti mbivendoset lirisë së medias.

“Ndoshta nuk duhet të kishte qenë hera e parë, ndoshta duhet të kishte ndodhur shumë më herët, por nuk është kurrë vonë mendoj unë për të reaguar dhe për aq kohë sa kjoi situatë mund të vazhdojë, sot është kryeministri ama, nesër mund të jetë dikush tjetër. Mohimi I të drejtës së fjalës apo censura e çfarëdolloj forme në një vend demokratik si i joni është patjetër dhunë”,-tha Arbi Fortuzi, gazetar pranë Report TV.

Arbi Fortuzi, gazetar pranë Report TV.

Ata theksuan se nuk mund të lejojnë që udhëheqësit të tregojnë vijat e kuqe.

“Asnjë pyetje nuk është e gabuar dhe arma e vetme e një gazetari dhe e profesionit të tij është fjala. Domethënë, nëse nuk kemi të drejtë të përdorim fjalën atëherë ne nuk jemi më gazetarë. Kryeministri mund të gjente mënyra nga më të ndryshmet për të dhënë një përgjigje. Si kryeministër që është, mund të përdorte diplomacinë, mund të përdorte heshtjen, mund të përdorte çdo lloj mënyre për t’u përgjigjur, por jo arrogancën,”-nënvizoi Aurora Velja, gazetare e lirë.

Aurora Velja, gazetare e lirë

Në protestë ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë të cilët kërkuan menjëherë reagim nga Komisioneri Publik për të Drejtën e Informimit.

“Unioni i Gazetarëve shqiptarë kërkon një prononcim të Komisionerit publik për të drejtën për informim sepse mendon që ky është një cedim me legjislacionin shqiptar. Së dyti ne mendojmë se duhet te rrisim këmbënguljen dhe solidaritetin që kryeministri ta tërheqë një vendim të tillë që penalizon gazetarin për të qenë prezent në konferencat e shtypit dhe së treti mendoj se praktika të tilla duhet të përjashtohen në mënyrë të padiskutueshme”,-u shpreh kreu i Unionit, Aleksandër Cipa.

Aleksander Çipa, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

Në këto kushte procesi i vetërregullimit është mëse i domosdoshëm, cilësoi Cipa.

“Nëse do të shkosh në një nga vendet e 27 anëtarëve të Bashkimit Evropian dhe do të kërkosh një draft apo një matricë të të ashtuquajturit status të gazetarit ai është i munguar. Është legjislacioni dhe praktikat vetërregulluese, tëre4sia e të gjithë dokumentacioneve rregulluese që e formësojnë atë që pretendohet si statusi i gazetarit. Nuk ka një status që të jetë në formën e një matrice, rregulli, ligji apo siç pretendohet statusi i minatorit, Jo. Ky është një perceptim besoj se nga pikëpamja deontologjinë nuk është i përvetësuar”,-përfundon Çipa.

Në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit të vitit 2022, përgatitur nga organizata “Reporterët pa Kufij” Shqipëria ra me 20 vende duke u renditur në vendin e 103 nga 180 gjithsej.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *