Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

OSBE: Gjendja ekonomike e gazetarëve dhe mungesa e kontratave të punës, sjellin rrezikun e vet-censurës

Gjendja ekonomike e gazetarëve dhe mungesa e kontratave të punës, mbeten çështjet më problematike të medias në Shqipëri.

Ky ka qenë një nga përfundimet e arritura pas dy ditëve vizitë në vendin tonë të përfaqësuesit të OSBE-s për Lirinë e Medias, Harlem Désir, ku ka zhvilluar takime me aktorë të medias dhe drejtues institucionesh.

“Gjendja ekonomike e gazetarëve në Shqipëri mbetet një nga çështjet më të ngutshme në vend. Mungesa e kontratave të punës , vonesat në pagesa dhe mos derdhja e kontributeve shoqërore çojnë në rrezikun e vet-censurës”, deklaroi Désir, duke theksuar nevojën për respektimin e të drejtave të punës për gazetarët.  

Désir është shprehur edhe për Radio Televizionin Publik Shqiptar, ku zhvillimet në RTSH gjatë viteve të fundit i cilësoi si pozitive. Por “se zhvillime të tilla duhet të shërbejnë për të kompletuar plotësisht ristrukturimin e transmetuesit publik dhe për të kapërcyer sfidat aktuale, duke përfshirë procesin e digjitalizimit”.

Për përfaqësuesin e OSBE-s për Lirinë e Medias, “transmetuesi publik ka nevojë për mbështetjen të fuqishme financiare për sukses në këtë transformim, duke përfshirë edhe trajnimin e gazetarëve dhe personelit”.

Liria e medias në Shqipëri

Në raportin e fundit të Reporterëve pa Kufij për lirinë e medias gjatë vitit 2017, Shqipëria renditet në vendin e 76 në botë. Ndërkohë në vitin 2016 renditjen në vendin e 82-të.

Në komentin e shkurtër për gjendjen e medias në Shqipëri, në faqen e Reporterëve pa Kufij thuhet se “rruga për në Bashkimin Europian është e gjatë. Lira e medias është një nga kriteret kryesore të antarësimit në Bashkimin Europian”.

“Ne kemi bërë gabim me Rumaninë dhe Bullgarinë që i pranuam me problemet me shtypin e lirë dhe sot është e pamundur për t’i rregulluar”, deklaronte në një intervistë në janar të vitit 2012 për Deutsche Welle, Olivier Basille, Shefi i Marrdhënieve me Institucionet Europiane pranë Reporterëve pa Kufij.

Autor: Sami Curri

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *