Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Nacionalistët e bardhë të paktë në numër në protestën në Washington

Nacionalistët e bardhë zhvilluan një protestë afër Shtëpisë së Bardhë në Uashington, por ishin shumë më të paktë në numër se kundër-protestuesit.

Rreth 20 mbështetës të së djathtës ekstreme morrën pjesë në demonstratë e cila u zhvillua 1 vit pas ngjarjeve të dhunshme në Sharlotsvill, Virxhinia, në të cilën  një person mbeti i vdekur.

Qindra kundërprotestues u grumbulluan afër tyre duke denoncuar supremacinë e të bardhëve dhe racizmin. Të dy anët e protestuesve u mbajtën të ndara nga njëra-tjetra nga një prezencë e madhe e policisë.

Rreth 400 njerëz priteshin t’i bashkoheshin protestës së të djathtës ekstreme por numri ishte shumë më i vogël.

Nacionalistët e bardhë u shoqëruan nga oficerët e policisë në Sheshin Lafayette, përballë Shtëpisë së Bardhë dhe u ndaluan në rrugë nga kundërprotestuesit të cilët thërrisnin, “turp” dhe “largohu nga qyteti im”.

Siguria ishte shumë e lartë dhe autoritetet ndaluan armëmbajtësit në atë zonë.

Pas rreth 2 orësh, nën një shi të rëndë,  protesta mbaroi dhe mbështëtësit u shoqëruan nga policia në dy furgonë të policisë.

Një grup i madh kundërprotestuesish u mblodhën në Freedom Plaza,duke thirrur në kor dhe duke tundur banera.

Ndërkohë që një grup i vogël supermacistësh të bardhë u grumbullua për protestën e dytë “Bashkimi i së djathtës”, shiu filloi të binte.

Organizatorët kishin aplikuar për një leje për rreth 400 persona, por nuk u grumbulluan më shumë se 20.  Kundërprotestuesit ishin në një numër shumë më të madh, dhe mbanin disa tabela me shenja të bëra me dorë, aktivistët e “Black Live Matters” dhe disa nga Antifa, militant të majtë, ishin veshur nga koka tek këmba me të zeza.

U mbyll çdo gjë në mënyrë paqësore dhe u shoqërua me një çlirim, pasur parasysh përplasjet e dhunshme të një viti më parë.

Policia kishte punuar shumë për të mbajtur larg protestuesit nga njëri-tjetri. Nëse kjo protestë tregoi diçka, ishte mesazhi i racizmit që nuk u dëgjua, në më shumë se një mënyrë.

Protesta e një viti më parë e së djathtës ekstreme në  Charlottesville, ishte një nga protestat më të mëdha të nacionalistëve të bardhë në dekada.

Foto: GETTY IMAGES / Burimi: BBC
Kundër-demonstruesit e së djelës të mbledhur në Freedom Plaza në Washington.

Heather Heyer, 32 vjeç, u vra pasi një shofer neo-nazist përplasi makinën e tij në një grup të protestuesve anti-racistë.

Shumë njerëz të tjerë u dëmtuan nga dhuna mes dy grupeve.

Burimi: BBC/ Përktheu dhe përshtati: Citizens Channel/ F.S

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *