Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Kopshti zoologjik i Tiranës pa kushte: Tre luanët transferohen në Holandë

Pasi qëndruan 8 muaj në Parkun Zoologjik të Tiranës tre luanët, Lenci, Bobi dhe Zhaku, po transferohen drejt Holandës për një kujdes më të vecantë dhe të specializuar. Citizens Channel ka raportuar edhe më herët se kopshti zoologjik i Tiranës nuk mundëson kushtet e nevojshme për rehabilitimin e luanëve, për këtë arsye zhvendosja e tyre në Holandë ishte nevojë e menjëhershme.

Organizata “Four Paws’, pas përpjekjesh të vazhdueshme për të larguar kafshët nga kopshti zoologjik i Tiranës, arriti që të mundësonte transferimin e tyre në qendrën për macet e mëdha “FELIDA”, e cila ndodhet në Holandë. Transferimi i luanëve ka hasur më herët pengesa nga ana e autoriteteve shqiptare për sa i përket dokumentacionit të nevojshëm për transferim. Kjo bëri që Organizata “Four Paws” të hartonte edhe një peticion drejtuar Ministrit të Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi, ku kërkonte zhbllokimin e procedurave që mundësonin largimin e tre luanëve.

Historia e tre luanëve u bë e njohur edhe në mediat e huaja, të cilat raportuan për kushtet në të cilat mbaheshin. Në shkrimin e saj gazeta angleze Daily Mail e konsideronte kopshtin zoologjik të Fierit ku qendronin më herët luanët si më të tmerrshmin në Evropë. Ndërsa për koopshtin zoologjik të Tiranës shprehej se: “Luanët jetojnë në kafaze të mbyllura, të ndërtuara në vitin 1970, ecin në dysheme me cimento dhe shqetesohen nëse kanë njerëz afër”.

Luanët Lenci, Bobby dhe Zhaku jetonin fillimisht në kopshtin zoologjik të Fierit, një biznes privat i quajtur Safari Park Zoo. Pas publikimit të gjendjes së rëndë të luanëve në këtë kopsht, u bë transferimi në kopshtin zoologjik të Tiranës për të marrë ndihmën e nevojshme deri në momentin që do të kryhej transferimi në Holandë. Inspektorët u ndeshën me rezistencën e pronarëve të parkut të cilët nuk lejonin zbatimin e urdhrit për transferim. Përpos premtimit për transferim dhe insistimit të Qendrës së specializuar të rehabilitimit të luanëvë “FELIDA”, transferimi nuk u krye, për shkak të burokracive në procedurat zyrtare, të cilat shpesh justifikoheshin me faktin e procedurave ligjore të nisura nga pronarët e parkut të Fierit.

*Citizens Channel /E.K/

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *