Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

E Premtja për të Ardhmen: Të rinjtë shqiptarë kërkojnë zbatimin e Marrëveshjes së Parisit

Edhe sot, gjimnazistë dhe të rritur mbajtën një takim ku u diskutua mbi lëvizjen botërore “Fridays For Future” [E Premtja për të Ardhmen]. Ky takim u pasua nga një marshim më pankarta dhe slogane në duar i cili kishte destinacionin e fundit Bashkinë Tiranë. Në përputhje më lëvizjen botërore, ata u ulën për disa minuta, të heshtur përballë godinës.

Të rinjtë të cilët u mblodhën sot kanë si qëllim t’u bëjnë thirrje institucioneve lokale dhe qendrore të kenë pjesë të agjendës së tyre politika ekologjike dhe miqësore ndaj mjedisit. Ata kërkuan që të zbatohet Marrëveshja e Parisit në të cilën Shqipëria bën pjesë.

Në 21 dhjetor të vitit 2015, Konventa Strukturore e Kombeve të Bashkuara rreth Ndryshimeve Klimatike (UNFCCC) lëshoi Marrëveshjen e Parisit, e cila ka si qëllim të luftojë krizën klimatike dhe të përshpejtojë hapat dhe veprimet për të mos lejuar ngritjen e temperaturave mbi 2 gradë celsius. Konkretisht, shtetet të cilat e kanë ratifikuar këtë konventë, siç është edhe Shqipëria duhet të hartojnë politika dhe të përdorin teknologji që nuk dëmton apo përkeqëson planetin. Gjithashtu, shtetet pjesëmarrëse duhet t’u mundësojnë qytetarëve të tyre akses në informacion dhe tu ofrojnë atyre trajnim, edukim, fushata ndërgjegjësimi dhe pjesëmarrje në diskurset rreth krizës klimatike globale.

“Ne jemi pjesë e lëvizjes, ne jemi globalë, ne duam që marrëveshja e Parisit të jetë aktuale dhe të jetë pjesë e qëllimeve dhe agjendave të qeverisë shqiptare, të komunitetit, të ketë debat në lidhje me këtë“, shprehet Arsild Tepelija për Citizens Channel.

Elisabeta Nano është një gjimnaziste e cila ndjek studimet në një gjimnaz të Tiranës. Ajo tregon se për herë të parë është ndeshur me lëvizjen nëpërmjet një të njohuri dhe tashmë është pjesë aktive në organizimet që sjellin në vëmendje krizën klimatike.

Ne jemi këtu për të sjellë një ndryshim, ne nuk i imponojmë njerëzit, ne thjesht japim mendimin tonë për diçka që po ndodh“, shprehet ajo teksa qëndron ulur përballë Bashkisë.

Një tjetër nxënëse iu bashkua eventit të organizuar. Anxhela Bajrami liston mënyrat që ajo, në formë individuale, përdor në jetën e saj të përditshme të cilat i qasen në formë pozitive mjedisit.

Kam ardhur sot këtu pasi ka të bëjë më një kauzë globale. Mendoj se çdo kush mund të reagojë me gjëra të vogla siç është reduktimi i përdorimit të plastikës, mospërdorimi i makinave por të ecet me biçikleta. Të gjitha këto ndikojnë në kauzën e ngrohjes globale“, shton  Anxhela Bajrami për Citizens Channel.

*Citizens Channel/Entenela Ndrevataj

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *