Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Vijojnë kundërshtimet e paketës Anti-shpifje, cënimi i fjalës së lirë po i largon gazetarët nga Shqipëria

Organizatat e shoqërisë civile në Kosovë kanë reaguar lidhur me dy projektligjet që pritet të kalojnë ditën e nesërme në sallën e Kuvendit shqiptar. Ata pohojnë se po ndjekin me shqetësim ngjarjet në Shqipëri dhe i bashkohen thirrjes në kor të organizatave ndërkombëtare dhe shqiptare për mosmiratim, duke e konsideruar këtë paketë si “kuadër rregullator të paprecedentë për botën demokratike dhe lirinë e shprehjes”.

Organizatat i bëjnë thirrje qeverisë së Republikës së Shqipërisë t’i tërheqë projektligjet pasi cenojnë liritë themelore të njeriut, duke vendosur presion të papërshtatshëm mbi mediat përmes dhunës financiare të imponuar në rrugë joligjore. Kësaj deklarate i janë bashkuar 28 organizata të shoqërisë civile në Kosovë.

Postimi në fjalë nuk lë pa përmendur edhe dhunën me të cilët përballen gazetarët duke kujtuar se kjo censurë ka detyruar personalitetet gazetareske të largohen nga territori i Shqipërisë.

David Lega, Reporteri i Parlamentit Evropian për Shqipërinë nga grupi parlamentar i Partisë Popullore Evropiane (PPE) ka reaguar përmes një postimi në Twitter .

Nëse parlamenti shqiptar miraton ligjet e reja për media, rrezikohet presidenca e Shqipërisë për OSBE-në. Ky vendim do të komplikojë gjithashtu negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Për këtë arsye, rezistenca e fortë nga Partia Demokratike është e mirëpritur”, shkruan Lega në Twitter.

Mbyllja e emisionit “Krasta/A Show” dhe shtegëtimi në Kosovë

Shtatori i këtij viti e gjeti gazetarin Adi Krasta me një kontratë të parinovuar për të vijuar moderimin e programit “Krasta/A Show” tek kanali televiziv News 24. Muaj pas mbylljes së atij programi, Krasta është shfaqur të premten e shkuar në televizionin T7 në Kosovë, i cila ka si drejtor Berat Buzhalën, figurë mjaft të njohur në Kosovë.

Buzhala deklaroi se tashmë Krasta do të ketë emisionin e tij të ri me një liri të plotë editoriale për të kritikuar qeveri të ndryshme. “Asnjë dorë e asnjë politikani nuk është aq e gjatë dhe aq e fuqishme sa te mbërrijë deri ne Express dhe T7″, shkruan ai në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Krasta, nëpërmjet një deklaratë është shprehur se alternativa e tij e vetme është të flasë atë që mendon, dhe këtë liri ai nuk e konsideron territoriale.

Programin i Krastës në T7 u nis me një monolog me në fokus zhvillimin e ngjarjeve pas tërmetit të datës 26 nëntor. Ai nuk hezitoi të kritikojë situatën politike dhe përshkallëzimin e cenimit të fjalës së lirë në ditët në vijim.

Një kryetar bashkie hajdut dhe mashtrues duhet ta dijë çfarë mendohet për të. Propagandë të shfrenuar ata, të vërtetën kokëforte ne. Në rrethana të jashtëzakonshme, duhen marre masa të jashtëzakonshme“, shprehet Krasta duke u bërë thirrje qytetarëve dhe gazetarëve në Shqipëri të vazhdojnë të mbrojnë fjalën e lirë.

*Citizens Channel/Entenela Ndrevataj

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *