Citizens.al

World Press Photo, ekspozitë në Tiranë me fotot më goditëse të 2019

“Ne ekzistojmë për të inspiruar kuptimin e botës ndërmjet cilësisë së foto raportimit” kështu nis prezantimi i asaj çfarë është World Press Photo në ueb.

World Press Photo lindi në 1955 nga disa fotoreporterë holandez të cilët nga një platformë kombëtare të fotografisë e shndërruan në një konkurs ndërkombëtarë. Ky mekanizëm u përdor për të paraqitur foto me mesazhe të fuqishme në një ekspozitë të përvitshme.

Ndër vite kategoritë në të cilat grupohen fotot kanë ndryshuar. Fillimisht kishte pak ndarje si Lajme dhe Sport, në 1965 u përfshi kategoria e fotove me ngjyrë, ndërsa kulmi u shënua më 1975 ku u krijuan 10 kategori të ndryshme. Në rastet kur një foto nuk i përmbush kriteret e asnjë nënndarjeje përkatëse atëherë i vendoset një përshkrim i veçante.

Përveç eventit më të rëndësishëm që mbahet në sheshin kryesor Dam në Amsterdam, ekspozita zhvendoset çdo vit në qendra të rëndësishme botërore për tu dhënë mundësinë secilit të shijoj nga afër emocionet që përcjell një shkrepje në fraksion sekondi.

Që nga 6 Shkurti fotografitë fituese për vitin 2019 janë vendosur në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë, ku çdo qytetar mund ta vizitoj falas ekspozitën deri më 26 Shkurt.

Ekspozita ka tërhequr edhe vizitor të huaj ndër ta Avani Ekbote Mahendra nga India.

Avani Ekbote Mahendra, Turiste

“Kjo është ekspozita më goditëse që kam parë ndonjëherë. Çdo fotografi duket sikur të flet ty dhe të bën të acarohesh, të bën ndjehesh keq, të lumturon, të bën gjithashtu të kuptosh privilegjet që ke në jetën tënde”, u shpreh ajo për Citizen Channel.

Një ndër fotot fituese është ajo fotografes Yanela Sancheze, foto e cila paraqet një vajzë dy vjeçare duke qarë, pasi familja e saj, migrantë nga Meksika sapo ishin ndaluar në kufirin Amerikë – Meksikë.

Vanesa Berisha, Koordinatore Ekspozitës

Duke iu referuar kësaj fotoje koordinatorja e ekspozitës Vanesa Berisha cilëson: “Shyqyr që kjo goca nuk është ndarë ndonjëherë nga prindërit por ja shikon emocionet në fytyrë, frikën, dhe çdo prind, çdo familjarë e kupton këtë dhembje”.

Ndër tematikat kryesore që ka prekur ekspozita janë emigracioni, ndotja, pabarazia gjinore, cënimi i lirisë së grave në Iran, legalizimi i abortit, skamja, momente të rëndësishme politike etj.

*Citizens Channel/ Elira Kadriu

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Citizens.al

FREE
VIEW