Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Sezoni turistik në Durrës, “kantier ndërtimi” në vend të shëtitores

Xhiro tradicionale e mbrëmjes në shëtitoren e Vollgës, këtë verë do të jetë e pamundur për qytetarët e Durrësit duke qenë se aktualisht po punohet për rikontruksionin e kësaj zone.

“18 muaj kalendarik”, shkruhet në tabelën e punimeve të afishuar në kantier, pa sqaruar datën e fillimit dhe përfundimit të punimeve, ku gjenden shumë pak detaje rreth projektit.

Duket se ky informacion ka qenë i pamjaftueshëm edhe për shumë qytetarë të Durrësit, të cilët të pyetur nga Citizens Channel treguan se nuk kishin dijeni për çfarë po ndodhte me shëtitoren.

“Këtu kaloj përditë por nuk e di se për çfarë po punohet. Kam parë shëtitoren e Vlorës dhe shpresoj që edhe për Durrësin të realizohet diçka e ngjashme” tregon një prej banorëve te lagjes numër një.

Ajo çka vihet re është se ndryshe nga vitet e kaluara ku shëtitorja shërbente edhe si “treg” për shitësit ambulantë, këtë vit për shkak të punimeve ata e kanë të pamundur të operojnë.

Projekti i ri i shëtitores

Egli Avllazagai, inxhinieri gjeodet i projektit shprehet se punimet kanë nisur që në qershorin e shkuar dhe priten të përfundojnë në Nëntor të 2020. Ai shton se gjatë pandemisë është punuar me 30% të kapacitetit dhe se sezoni turistik nuk do t’i ndalë punimet, duke qenë se është vendosur një afat për përfundimin e projektit.

“ Projekti fillon te muri i portit dhe mbaron tek pista në ujë. Është shtuar sipërfaqja e gjelbërimit. Janë hequr pllakat e amortizuara, është shtuar edhe pjesë e shëtitores. Në projektin e ri përfshihen ambiente lojrash si fushë bashketbolli dhe futbolli, “beach volley” me rërë dhe dy zona dëfrimi për fëmijët. Lokalet e shëtitores do të kenë të njëjtin model” shpjegon ai.

Kostoja e projektit sipas tabelës informuese është 284.308.036 lekë pa TVSH.

Qëndrime të dyzuara të qytetarëve

Në lidhje me ndryshimet në urbanistikën e qytetit bregdetar vetë banorët shprehen të dyzuar Disa shprehin nostalgji për atë që ka mbetur nga Durrësi i vjetër duke mosaprovuar “betonizimin” e shëtitores. Nga punimet është shembur edhe muri ndarës midis detit dhe pjesës së shëtitores, fakt i cili i bën qyetarët të mendojnë se uji dhe leshteriqet e detit do të mbulojnë pllakat gjatë dimrit.

“Kush ka qeverisur këtu ka bërë një të keqë për këtë bregdet. Fillimisht këtu ka qenë me ligustra, rërë dhe kishe lezet kur rrije se të vinte era pishës, shelgjeve lotues. Gjithë ajo bukuri që ishte është kthyer në pllaka; aty të kalosh tani të bien të fikët,qofsh i ri, qofsh i vjetër” shprehet një ish mësues tashmë në pension.

Ndërsa një qyetare tjetër përfundon se nuk mund të gjykohet një nuse pa u trukuar ashtu si nuk mund të komentojmë këtë punë ende në proces e sipër.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *