Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

23% e vdekjeve në Shqipëri shkaktohen nga ndotja mjedisore

23% e vdekjeve në Shqipëri kanë si arsye faktorët mjedisorë që lidhen me ndotjen e ajrit, zhurmën, kimikatet dhe mungesën e hapësirave të gjelbra. Studimi i publikuar nga Agjencia Evropiane e Mjedisit nxjerr në pah se Shqipëria renditet në vendin e dytë sa i përket vdekjeve të shkaktuara nga ndotja e mjedisit, ndërsa vendin e parë e mban Bosnje Hercegovina, me 27% të vdekjeve.

Pas Shqipërisë, me numrin më të lartë të vdekjeve shkaktuar nga ndotja mjedisore është Rumania me 19% të vdekjeve.

Vendet të cilat rezultojnë me përqindje më të ulët të vdekjeve shkaktuar nga ndotjet mjedisore janë Suedia dhe Danimarka me 10%, ndjekur nga Norvegjia dhe Islanda me 9%.

Duke parë këto shifra, sipas raportit vihet re ndarja mes Evropës lindore dhe asaj veriore.

Shifrat ndryshojnë ndjeshëm, nga 172 vdekje për 100 000 banorë në Shqipëri, në një minimum prej 35 vdekjesh për 100 000 në Islandë. Për sa i përket vendeve të BE, Rumania ka numrin më të lartë të vdekjeve për 100 000 banorë që i atribuohen mjedisit, ndërsa Suedia ka numrin më të ulët.

Kjo shifër e lartë e vdekjeve e reflektuar më së shumti në lindje të Evropës vihet re edhe në vendet e anëtarësuara së fundit në BE, thekson raporti, të cilët tregojnë numër më të lartë të vdekjeve për 100 000 banorë, me përjashtim të Qipros, Estonisë dhe Sllovenisë.

Disa nga aspektet e mjedisit që nxisin vdekjet sipas raportit janë:

  • ndotja e ajrit, tokës dhe ujit me kimikate ose agjentë biologjikë;
  • zhurma dhe fushat elektromagnetike;
  • ndryshimi i klimës dhe degradimi i ekosistemit
  • rrezatimi ultraviolet dhe jonizues;
  • mjedisi i ndërtuar;
  • rreziqet në punë;
  • metodat bujqësore dhe skemat e ujitjes;
  • sjellje individuale në lidhje me mjedisin, siç janë larja e duarve, ndotja e ushqimit me ujë të pasigurt dhe duar të pista.

Sipas studimit të Agjensisë Evropiane të Mjedisit (AEM), 13 % e vdekjeve të ndodhura në Bashkimin Evropian me një total prej 630 000 vdekje në vit janë të lidhura me aspektin mjedisor.

Ndërsa në Evropë, në total 90 % e vdekjeve i atribuohen sëmundjeve të shumta jo-ngjitëse të shkaktuara nga ndotja mjedisore si kanceri, sëmundjet e zemrës, goditja në tru, sëmundja e frymëmarrjes dhe çrregullimet neurologjike. Jetesa me këto sëmundje sipas studimit ul cilësinë e jetës.

Ndryshimi mes vendeve reflektohet edhe në pabarazinë që ekziton mes shtresave shoqërore. Sipas raportit të AEM-së pabarazitë mjedisore kontribuojnë në nxitjen e pabarazive shëndetësorë në Evropë. Njerëzit më të varfër bëjnë jetë më të shkurtër e si pasojë me më pak vite të shëndetshme.

Po ashtu statusi socio-ekonomik sjell edhe sjellje të pashëndetshme te individët. Ata mund të jenë mbipeshë, të ushtrohen më pak dhe të konsumojnë më shumë duhan, thekson raporti.

Hapësirat e gjelbra në mjediset urbane janë ato ç’ka ofrojnë përfitime për shëndetin, shoqërinë dhe vetë mjedisin. Prania e hapësirave të gjelbra në lagjet lokale është vecanërisht e rëndësishme për fëmijët dhe më të moshuarit, thuhet në raport.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *