Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Aktivistët protestojnë kundër plagjiaturës së Ministrave të Arsimit në Tiranë dhe Prishtinë

Qëndresa Qytetare dhe Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim organizuan sot aksionin “Kundër Plagjiaturës të përbashkuar”. Në këtë aksion u denoncuan plagjiaturat e dy ministrave të arsimit, përkatësisht Evis Kushi në Shqipëri dhe Ramë Likaj në Kosovë.

“Dy ministrat e vendit tonë gjenden të akuzuar për plagjiaturë dhe sigurisht që plagjiatura është vjedhje, vjedhje e pronësisë intelektuale dhe si pasojë plagjiatori është hajdut”, ka deklaruar aktivisti i “Qëndresës Qytetare” Migen Qiraxhi.

Fillimisht pjesëmarrësit nuk janë lejuar nga forcat policore ti afroheshin ambasadës së Kosovës në Shqipëri, veprim që u cilësua nga aktivistët si pengesë e së drejtës për të folur dhe protestuar, duke qenë se edhe kërkesa për tubim ishte refuzuar nga policia.

Gjatë fjalimit të mbajtur përpara mediave Migen Qiraxhi theksoi se pavarësisht akuzave për plagjiaturë ndaj ministrave Likaj dhe Kushi, asnjëri prej tyre në asnjë moment nuk ka sqaruar çështjen e integritetit të tyre akademik.

Kjo situatë është vlerësuar si e pajustifikueshme nga përfaqësuesit e QQ dhe ORCA lidhur dhe me gjendjen e arsimit në dy vendet shqiptare.

“Theksoj se testi Pizës i cili mat nivelin e nxënësve parauniveristar, nxënësit shqiptarë dhe kosovarë janë nën mesataren e nivelit global dhe sa i përket arsimit të lartë dhe shkencës Kosova dhe Shqipëria kanë mesataren më të ulët të prodhimit shkencor në rajon” ka shtuar Rron Gjinovci përfaqësues i ORCA në Kosovë.

Gjatë deklaratës së mbajtur është folur edhe për takimin e dy qeverive që pritet të ndodhë javën në vijim, por ky takim është cilësuar i padobishëm për arsimin në vend, madje është cilësuar si unifikim i antivlerave për arsimin e Shqipërisë dhe Kosovës.

“Ky aktivitet dëshiron të ftoj qytetarët shqiptarë që të për bashkohen, siç e shpreh dhe himni jonë kombëtar, por kësaj here kundër plagjiaturës” ka theksuar Qiraxhi.

Sipas tij rinia e Kosovës dhe e Shqipërisë duhet të bëhet bashkë kundër çdo lloj vjedhje, gënjeshtre për të marrë pozicione të qarta për emancipimin shoqëror dhe kombëtar.

Në fund një aktiviste e Qëndresës Qytetare recitoi himnin kombëtar, jo në tekstin origjinal, por në një tekst të përshtatur kundër plagjiaturës në arsim.

“Ky është himni kombëtar që i dedikohet arsimit sepse ne mendojmë që arsimi ynë i vetëm është arsimi i mirëfilltë” përfundoi aktivisti Qiraxhi.

Kundër plagjiaturës të përbashkuar
Me një dëshirë e një qëllim,
Të gjithë ne jemi betuar
Ta lidhim besën për arsim.
Prej lufte veç ai largohet
Që i pushtetit është shërbëtor
Kush luftën bën e nuk dorëzohet
Synon një komb arsimor.
Në dorë pankartat do t’i mbajmë
Ta mbrojmë dijen në çdo kënd,
Të drejtat tona ne s’i ndajmë
plagjiatorëve s’u lëmë vend.
Se Zoti vet e tha me gojë
Që kombet shuhen përmbi dhe
Kur arsimin ta drejtojë,
Plagjiatori që do ta luftojmë ne.
 

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *