Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Monitorimi: COVID-19 goditi edhe gazetarinë, u cenua pavarësia, burimet e pavarura dhe “u zhdukën” konferencat për shtyp

Përgjatë periudhës së izolimit për shkak të COVID-19 (9 mars – 31 maj 2020), shoqëria shqiptare ka pasur një mbingopje me informacione mbi koronavirusin e ri. Në një raport monitorimi të kryer nga pedagogët Artan Fuga dhe Mark Marku për Këshillin Shqiptar të Medias, vihet re se televizionet dhe një sërë hapësirash mediatike online të marra në monitorim kanë pasur si krye temë përhapjen e pandemisë.

66% e totalit të lajmeve kanë mbuluar fushën e Covid-19, përkundrejt 34% të lajmeve që kanë qenë të fokusuar në fusha të tjera. Ajo çka vihet re sipas monitorimit është COVID-19 pezulloi informimin për fusha të tjera shoqërore si kultura, politika, sporti dhe jeta sociale.

Burimi: Këshilli Shqiptar i Medias

Monitorimi nxjerr në pah ndër të tjera edhe mungesën e diversitetit të informacionit, ku qeveria apo institucionet shtetërore mbeten burim kryesor i lajmeve, duke cenuar pluralizmin e ideve dhe debatit mediatik.

Mungon thuajse fare, informimi për kapacitetet e spitaleve, për numrin e mjekëve dhe të infermierëve në dispozicion, për kushtet spitalore, numrin e tamponëve, për vështirësitë e qytetarëve shqiptarë dhe gjendjen e tyre ekonomike, ndikimin psikologjik të këtyre ndryshimeve në jetën e fëmijëve, të moshuarve dhe të grupeve të ndryshme sociale. Krye temë dhe shpeshherë temë e vetme ishte puna e qeverisë për menaxhimin e situatës së pandemisë”, -thuhet në raport monitorim.

Burimi: Këshilli Shqiptar i Medias

Raport monitorimi identifikon se pandemia solli edhe “vrasje” të lajmit dhe të profesionit të gazetarit.

“Nga monitorimi rezulton se pjesa më e madhe e lajmeve kanë si burim të vetëm deklaratat zyrtare të kryeministrit, të institucioneve qeveritare, të partive politike, të pushtetit lokal, kryesisht të Bashkisë së Tiranës. Nuk ka balancim burimesh me burime alternative, pra nuk ka paanshmëri, nuk ka verifikim të informacionit pra nuk ka saktësi, nuk ka gjurmim të vërtetës përtej versionit zyrtar të së vërtetës, pra nuk ka ndershmëri”,- citohet në raport monitorim.

Burimi: Këshilli Shqiptar i Medias

Mungesa e verifikimit dhe hulumtimit mbi tematika të caktuara dhe balancimi i burimeve zyrtare me burime të pavarura kanë qenë disa nga shqetësimet kryesore të informimit përgjatë pandemisë.

Në vijim të gjetjeve të monitorimit, vihet re se janë zhdukur konferencat e shtypit, duke e transferuar këtë komunikimin në faqet online të përfaqësuesve qeveritarë apo edhe në ekranin e televizionit, por pa praninë e gazetarëve.

Gazetarët e kishin të vështirë të merrnin informacione në terren dhe po aq të pamundur për t’u bërë pyetje përfaqësuesve të qeverisë apo të institucioneve të menaxhimit të pandemisë nga konferencat e shtypit. Në Shqipëri, Komiteti i Ekspertëve i jepte konferencat pa praninë e mediave ndërsa kryeministri komunikonte vetëm përmes rrjeteve sociale”,-shkruhet në raport monitorim.

Burimi: Këshilli Shqiptar i Medias

Ndërkohë raporti thekson se lajmi dhe gazetaria investigative kanë qenë thuajse inekzistente. Përgjatë periudhës së pandemisë janë prodhuar vetë tre materiale investigative.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *