Citizens.al

Shefi i Twitter: Bllokimi i llogarive të Trump, vendimi i duhur por krijon precedent të rrezikshëm

Artikull K. Paul | The Guardian

Jack Dorsey, shefi ekzekutiv i Twitter, ka thënë se bllokimi i Donald Trump nga platforma ishte “vendimi i duhur” por që krijon një precedent të rrezikshëm.

Duke folur për herë të parë qëkur rrjeti social ndërmori hapin e jashtëzakonshëm të pezullimit të përkohshëm të llogarisë së Presidentit pas një sulmi të dhunshëm ndaj kryeqytetit të SHBA, Dorsey tha se kompania u përball me “një rrethanë të jashtëzakonshme dhe të paqëndrueshme, duke na detyruar që të përqendronim të gjitha veprimet tona në sigurinë publike”.

I do not celebrate or feel pride in our having to ban @realDonaldTrump from Twitter, or how we got here. After a clear warning we’d take this action, we made a decision with the best information we had based on threats to physical safety both on and off Twitter. Was this correct?

— jack (@jack) January 14, 2021

Unë nuk ndjehem krenar për detyrimin tonë për të ndaluar @realDonaldTrump nga Twitter, ose si arritëm këtu”, pranoi Dorsey të Mërkurën në një diskutim të zgjeruar nga Twitter. “Ndjej se një bllokim i tillë është dështimi ynë, në fund të fundit, për të promovuar biseda të shëndetshme. Dhe një kohë që ne të reflektojmë mbi shërbimet tona dhe mjedisin përreth nesh”.

Dorsey tha se ishte vendimi i duhur për kompaninë por që veprime të tilla “fragmentojnë bisedën publike”.

Ata na ndajnë“, vazhdoi ai. “Ato kufizojnë potencialin për sqarim dhe mësim. Gjithashtu, krijon një precedent që unë mendoj se është i rrezikshëm: fuqia që ka një individ ose koorporatë mbi një pjesë të bisedës globale publike“.

Javën e kaluar Twitter pezulloi llogarinë e Presidentit, i cili u akuzua për herë të dytë të mërkurën për nxitjen e një turme mbështetësish të tij, për shkak të “rrezikut të nxitjes së mëtejshme të dhunës”.

Vendimi vjen ndërsa kompani të tjera të mëdha të teknologjisë, duke përfshirë Facebook, Reddit, Pinterest dhe YouTube kanë pezulluar llogaritë e Trump përkohësisht dhe në disa raste përgjithmonë.

Kompanitë e “Silicon Valley” janë përballur me akuza mbi rolin e tyre në përhapjen e dezinformimit, duke shërbyer si platforma për organizimin e kryengritjes. Për vite me radhë, shefi i Twitter Dorsey ka rezistuar në moderimin e përdoruesve të profilit të lartë të platformës, duke argumentuar se publiku ka të drejtë të dëgjojë nga figura të vlefshme për lajmet.

Por në vitin 2020 Twitter filloi të raportonte twitte nga Trump për keqinformim, të çaktivizonte mundësinë e retweet-it përveç kur shtonte komente dhe në disa raste tweets të fshira që dukeshin se nxisnin dhunë. Twitter kishte testuar gjithashtu në muajt afër zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së një numër politikash për të kufizuar përhapjen e gjuhës së urrejtjes dhe dezinformimit.

Pas ngjarjeve të dhunshme, të cilat shënuan pesë të vdekur, Trump shkroi në Twitter atë që dukej se ishte një shpjegim ose justifikim për turmën ndërsa vazhdonte të shtynte një narrativë të rremë se zgjedhjet nuk ishin të ligjshme, duke thënë: “Këto janë gjërat dhe ngjarjet që ndodhin kur fitorja e zgjedhje është hequr në mënyrë kaq jozyrtare dhe mizore”.

Të premten, llogaria e Trump u pezullua për një afat të pacaktuar. Presidenti u përpoq nga llogaria në llogari, duke u përpjekur të shkruante në Twitter nga @POTUS dhe llogaria e tij e fushatës @TeamTrump përpara se ato faqe të kufizoheshin edhe për të.

Twitter shpjegoi arsyetimin e tij për bllokimin e Trump në një postim të gjerë blog të premten në mbrëmje. Kompania tha se postimet nga Trump mund të interpretohen lehtë si inkurajim ose justifikim për të “replikuar aktet e dhunshme që ndodhën më 6 janar 2021”.

Dorsey nënvizoi në twittet e tij nevojën për një “standard të hapur, të decentralizuar për mediat sociale”.

Është e rëndësishme që ne të pranojmë se kjo është një kohë e pasigurisë së madhe dhe sfidave për shumicën në të gjithë botën“, tha ai. “Qëllimi ynë në këtë moment është të çarmatosemi sa më shumë që të mundemi dhe të sigurojmë që të gjithë jemi duke punuar drejt një mirëkuptimi të përbashkët dhe një ekzistence më paqësore në tokë“.

Lexoni artikullin e plotë në :https://amp.theguardian.com/technology/2021/jan/13/trump-twitter-ban-jack-dorsey-chief-executive?fbclid=IwAR0TaGc0MsOMlQFxlYOS7_Zpu3f0L-9BGh-0y5JfmKhJ8J15x16kjTtnoc4

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *