Citizens.al

“Banjo si e vetmja hapësirë e çlirimit artistik”

Piktori Helidon Haliti ka krijuar së fundmi një instalacion në banjën e studios së tij për të treguar mungesën e hapësirave për artistët. Mbi 70 piktura të ndryshme, të ngjitura në mure, nga personazhe që artisti i njeh vetëm virtualisht, për të shprehur edhe zhvillimin dixhital të artit në kohët bashkëkohore.

“Në fakt banja në vetvete është një lloj çlirimi i çuditshëm, është një çlirim i së brendshmes, ndërkohë që në rastin konkret ky instalacion është një lloj proteste”, shpjegon Haliti për Citizens Channel.

Helidon Haliti

Piktori Haliti tregon se ndihet i pavlerësuar në Shqipëri edhe  pse mban një sërë çmimesh ndërkombëtare në Itali, Kinë, Holandë dhe vende të tjera. Ai ngre shqetësimin se Galeria Kombëtare e Arteve i ka refuzuar kërkesën për realizimin e një ekspozitë përgjatë 2021, me arsyetimin se kalendari artistik për të gjithë vitin 2021 është planifikuar paraprakisht.

Leter nga Galeria Kombetare e Arteve si pergjigje e kerkeses se Helidon Halitit

Çdo gjë në Shqipëri, institucionet publike marrin trajtën e atij që i drejton dhe fatkeqësisht ne të gjitha institucionet publike apo shtetërore i konsiderojmë si private, të përkohshme dhe ky është një problem”, reagon Haliti në lidhje me mospranimin e tij nga institucioni në fjalë.

Pamje nga instalacioni

Sipas piktorit forma e funksionimit aktuale të institucioneve në vend është horizontale, pra të gjithë të barabartë, njësoj si në komunizëm.

“Presim linat e pretendimeve, presim linjat e konkurrencës, presim shpresën, s’ka elita dhe domosdoshmërish nuk vdes arti, gjë që është shumë abstrakte, por vdes artisti” citon ai.

Artisti thekson se është e pamundur të prodhohen elita kur hiqet instikti i konkurrimit.

“Luvri ishte padyshim kështjella e mbretërve dhe vetëm ata kishin të drejtë të ekspoznin koleksionet  apo dhuratat e tyre ndërkohë që sot i takon publikut dhe paralel me mbretin është dhe shërbëtorja me ngjyrë, e cila është pikturë edhe më e bukur se ajo e mbretit” analizon ai duke ju referuar eksperiencën ndërkombëtare.

Ky bllokim dhe kjo mungesë politikash mbështetëse ndaj artit sipas Helidonit nuk janë vetëm aktuale, por janë pjesë e këtij 30 vjeçari të fundit. Kjo trysni e ushtruar sipas tij sjell deformim të artit. Ai paralelizon situatën me studentët e tij të cilët kur i kërkohet një detyrë realizojnë diçka të sforcuar ndërsa kur lihen në zgjedhje të lirë krijojnë me kënaqësi.

“Liria i gjen vetë zgjedhjet e veta, ndërkohë që trysnia deformon mënyrën e të menduarit dhe për pasojë deformon mënyrën e të pikturuarit” përfundon ai.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Citizens.al

FREE
VIEW