Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Studimi: 77% e banorëve të Valbonës mendojnë se hidrocentralet po ju vjedhin ujin për interesa private

Një studim i kryer nga organizata WWF (World Wildlife Fund) paraqet të dhëna rreth ndikimit mjedisor dhe komunitar të tre hidrocentraleve në lumin e Valbonës, Tropojë.

Studimi u krye përgjatë një periudhe tre-mujore ku morën pjesë 81 qytetarë, gjysma e të cilëve jetojnë pranë zonave ku po zhvillohen hidrocentralet.

Aktivitetet e ndërtimit të hidrocentraleve perceptohet se kanë ndikim të madh si në mjedis ashtu edhe në komunitet, duke zhvlerësuar cilësinë e jetës, ulur përdorimin e ujit dhe shkatërruar biodiversitetin, shkruhet në raport.

Hidrocentralet dhe mënyra e zbatimit të tyre, shihen si një sulm, madje një masakër dhe ka një ndjenjë që lumi po shkatërrohet dhe bashkë me të, njerëzit, identiteti i tyre dhe e ardhmja. Projektet e hidrocentraleve kanë një ndikim të madh në lumë dhe në përdorimin e mundshëm të tij. Ato prishin dhe madje shkatërrojnë jetën natyrore në zonë dhe jetën e njerëzve që jetojnë këtu”, shkruhet në studimin e WWF.

Pjesa dërrmuese e qytetarëve të Tropojës që u përfshinë në studim pohojnë se hidrocentralet në atë zonë janë të panevojshëm, pasi ata furnizohen me energji përmes hidrocentralit të Fierzës, ndërtuar në vitin 1970.

67.5% e të përfshirëve në studim pohojnë se hidrocentralet po ndërtohen për interesa privatë.

Kur shohim të anketuarit që jetojnë në luginën e Valbonës, afër hidrocentraleve, shohim që numri rritet me 77%, që besojnë se uji po u vidhet atyre për përfitime private”, shkruhet në raport.

Një tjetër problematikë e ngritur nga qytetarët e anketuar është përfshirja në konsultime dhe dëgjesa publike.

Pjesa më e madhe, 80.6%, e morën informacionin nga thashethemet përmes komunitetit (46.3%) ose përmes organizatës TOKA (34.3%)”.

Pjesëmarrësit në këtë studim, që u angazhuan në protesta kundër hidrocentraleve, pohojnë se janë ndeshur me armiqësi nga kompania ndërtuese “Gener 2” dhe qeverisja lokale, që i kanë kërcënuar e madje dhunuar banorët e zonës.

WWF rekomandon përdorimin e disa mekanizmave, një prej të cilave është drejtimi në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, në Strasburg, Francë.

Çështja e Valbonës me shumë mundësi ka shkelje mjedisore, qeveria vazhdimisht ka neglizhuar të drejtat politike të njerëzve dhe banorët madje janë kërcënuar e në disa raste janë sulmuar fizikisht”.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *