Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Në Ditën e Mjedisit, aktivistët zgjedhin të flasin për ndryshimet klimatike në Durrës

Dje, në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit, aktivistët e Institutit të Politikave Mjedisore (IEP), Bicycle Durrës, Durrësi Aktiv dhe Amfora.al bashkëbiseduan me qytetarët e Durrësit rreth ngrohjes klimatike, ku banorët patën mundësi të artikulojnë shqetësimet e tyre.

Shqipëria mbetet në listën e vendeve më të rrezikuara evropiane dhe një prej qyteteve që po has ndikimin e klimës ekstreme është qyteti i Durrësit”, – tha Endri Haxhiraj për Citizens Channel, teksa pohoi se Durrësi përmbytet vazhdimisht nga shirat intensivë në kohë të shkurtër, favorizuar dhe nga betonizimi masiv, tema që u cekën nga vetë banorët e qytetit.

Për disa orë radhazi, qytetarët diskutuan me aktivistët mjedisorë rreth rritjes së temperaturave, çfarë e shkakton atë dhe si komuniteti e sheh zgjidhjen. Ndër temat e tjera që u preken ishin dhe transporti publik, vendgrumbullimi i mbetjeve, ujërat e zeza, erozioni i kodrave dhe djegia e mbeturinave.

Qytetarët janë të gatshëm të japin idetë dhe mendimet e tyre për problemet që ka qyteti i Durrësit në lidhje me ndryshimet klimatike apo problemet mjedisore në tërësi”, – u shpreh Gentian Stafa, i cili ishte pjesë e aksionit.

Në mbyllje të organizimit, aktivistët mjedisorë pohuan se banorët e Durrësit kërkojnë ndërhyrjen e qeverisve vendore dhe lokale në përmirësimin e disa fushave.

Kërkesat e komunitetit janë të qarta; rritja e vëmendjes për mbrojtjen e mjedisit, sistemimi i kanalizimeve dhe ujërave, transport publik i përmirësuar dhe ekologjik (elektrik), stacione karikimi të automjeteve. Rëndësi të veçantë i kushtojnë krijimit të korsive të bicikletave”, – pohoi Haxhiraj.

Instituti i Politikave Mjedisore ka organizuar manifestime simbolike edhe në kryeqytet, ku fokusi ka qenë ngrohja klimatike dhe veprimet që duhen ndërmarrë për të frenuar rritjen e mëtejshme të temperaturave.

Gjatë muajit mars, ata zhvilluan një flashmob në një prej zonave qëndrore të Tiranës, ku shpalosën disa banera teksa makinat prisnin në semafor, ku u bë thirrje për ndryshimin e dietës ushqimore dhe eleminimin e konsumit të mishit.

Sipas tyre, ngrënia e mishit kontribuon në kultivimin dhe rritjet e kafshëve për qëllim konsumi, çka çon në çlirimin e gazit metan (CH4) që është shkaktari i dytë më i madh i ndryshimeve klimatike.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *