Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Konsumatorët të pambrojtur përballë rritjes së çmimit të bukës

“Konsumatori duhet ta dijë pse po rritet çmimi bukës sepse nuk është produkt luksi, ne po flasim për një produkt shporte”, shprehet Granit Sokolaj, drejtues i Alert, qendër dedikuar konsumatorit.

Prej disa ditësh çmimi i bukës është rritur me 10, 20 deri në 30 lekë në disa furra buke në qytete të ndryshme të vendit.

I kontaktuar nga Citizens Channel, Gëzim Peshkëpia, Kreu i Shoqatës së Prodhuesve të Bukës konfirmoi se rritja e çmimit ka ardhur si pasojë e shtrenjtimit të miellit në bursën ndërkombëtare.

“S’kemi pse t’i lajmërojmë njerëzit, lajmërohen nga shitësit”, tha Peshkëpia kur u pyet në lidhje me informimin e publikut.

“Autoriteti i konkurrencës gjykon mediat ndërsa pritet të marrë vendime”

Më 9 shtator 2021, Autoriteti i Konkurrencës publikoi një deklaratë që nis me kritika ndaj mediave, duke i quajtur artikujt “keqinformues, dezinformues e të pasaktë”.

Me vendimin nr.700, datë 24.07.2020 institucioni mbylli hetimet për 5 kompani importuese të grurit, duke konstatuar shkelje të bashkërenduar të këtyre ndërmarrjeve në periudhën 2017-2019, si edhe sqaron se u ka vendosur kushte dhe detyrime ndërmarrjeve të cilat do të monitorohen për një vit.

Autoriteti i Konkurrencës i cili merr përsipër të shprehë rezerva dhe të gjykojë se “artikujt dëmtojnë rëndë interesin publik”, ende nuk ka publikuar një vendim për rezultatet e monitorimit ndaj ndërmarrjeve private, në një kohë kur qytetarët u përballën sërish me rritje të çmimit të bukës.

“Vjedhje ndaj konsumatorit”

Sipas Granit Sokolajt, rritja e çmimit nuk do të sjellë rritje të cilësisë së produktit.

“Përkundrazi do të fillojnë të përdorin miellin që është me proteina të ulëta, i Serbisë apo i Kosovës dhe duke qenë se është pakontrroll e përdorin atë lehtësisht” thotë ai.

Sokolaj përmend rastin e vjetshëm kurmielli pësoi rënie në 450 lekë, por çmimi i bukës mbeti i pandryshuar.

“Në raport me Bashkimin Evropian ne jemi popull që konsumojmë më shumë bukë për frymë dhe populli më i varfër në Evropë”, shton Sokolaj.

Ersida Teliti, drejtuese e Qendrës së Konsumatorit Shqiptar pohon se e gjithë kjo situatë ka sjellë paqartësi për konsumatorin. Ajo shpjegon se disa furra nuk e kanë rritur çmimin sepse po punojnë ende me miellin apo grurin stok.

“Në disa furra është ulur pesha neto e bukës, kështu që për konsumatorin është pak e vështirë për të kuptuar rritja e çmimit”, shprehet Teliti.

Biznesi përballë presionit për të rritur çmimet

“Edhe në kriza të mëdha buka ka qenë ushqimi i të varfërve”, thotë Dhurata Thanasi, drejtuese e biznesit artizanal “Luga e Argjendtë”.

Dhurata tregon se produktet e biznesit të saj prodhohen me tre lloje të ndryshme mielli por ajo ende nuk i ka rritur çmimet sepse do t’i lërë kohë konsumatorëve për tu përshtatur me ndryshimin. Ajo parashikon se produktet do të kenë një rritje të tipit nga 250 në 270 lekë.

“Çmimin do ta rris sepse nuk më del të paguaj për punëtorët, i bie që gjithë ndërmarrja të mbyllet, i takon që të lë dhe 4 punëtorë papunë”, parashikon ajo.

Thanasi thekson se shteti duhet të jetë lehtësues dhe të kontrollojë grosistët e mëdhenj.

“Shteti duhet të subvencionojë furrat e bukës, të uli tvsh, sepse ne punojmë me 20 % tvsh” përfundon Thanasi.

Të njëjtin opinion ndan edhe Granit Sokolaj, që sugjeron se duhen gjetur mekanizma të tilla që qoftë provizorisht ta ulin tvsh në tre muaj, gjashtë muaj derisa të ketë një stabilizim çmimi dhe konsumatorit mos t’i rëndojë.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *