Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Qendra e vetme e artit në Ksamil rrezikon të kthehet në një tjetër hotel, mes protestave dhe paqartësisë ligjore

I vetëm, përballë kryeministrisë! Kjo është forma e protestës që ka zgjedhur kompozitori dhe ish-deputeti Limos Dizdari për të kundërshtuar tjetërsimin e qendrës kulturore “Dea” në Ksamil.

Për 23 vite me radhë Limosi dhe bashkëshortja Adriana Dizdari investuan dhe krijuan një qendër arti, e cila u shit në ankand nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura. Godina i është shitur subjektit privat “Queen Vasilika Sh.p.k”, një biznes hotelerish i cili mund të zhvillojë pronën me një kompleks turistik të radhës.

Limos Dizdari

“Çfarë përfitimi kanë të shkatërrojnë një qendër kulturore? Kujt i shërben ky shkatërrim? Më shërbente mua apo komunitetit ajo qendër?”, – tha për Citizens Channel kompozitori.

“Qendra kulturore – artistike “Dea” zotëron rreth 10 mijë tituj librash dhe rreth 400 vepra arti. Skenë, foni, ndriçim, pesë piano etj”, – tregon Dizdari.

Ping-pong burokracish

Limos Dizdari pohon se ka bërë një kallëzim në SPAK për të nisur një hetim mbi ngjarjen. Sipas tij, ky është një veprim antiligjor i tejskajshëm pasi ai gjithë këto vite ka tentuar të jetë pronar i rregullt i pronës, në të cilën edhe ka investuar por ka qenë e pamundur për shkak të burokracive institucionale.

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë, në cilësinë e qiradhënësit, ka lidhur kontratë me agjensinë artsitike “Dea”, nga data 20.03.2003 deri më datë 31.12.2020.

“Kam 23 vjet që e kërkoj ta kem timen si pronë. E kanë bërë të qëllimshme këtë shtyrje, shtyje me gjënjeshtra, derisa e bënë fakt të kryer”, – shpjegon Dizdari.

Citizens Channel kontaktoi me bashkinë e Sarandës, përfaqësues të së cilës pohuan se vonë janë vënë në dijeni të transaksionit të shitjes së kësaj prone dhe po e ndjekin çështjen në rrugë ligjore.

“Nuk e di me cilin akt është shitur, deri në 2011 ka qenë e Bashkimit të Sindikatave, pas 2011 i ka kaluar ish-komunës Ksamil”, – tha Eleron Gjoni, Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Sarandë.

Gjoni shtoi se bashkia Sarandë nuk mban përgjegjësi nëse ka paligjshmëri nga një institucion tjetër.

Nga ana tjetër, Agjencia Shtetërore e Kadastrës Sarandë tha për Citizens Channel se bashkia pretendon se ka një listë inventari, por edhe sikur prona të jetë në formularët që ka përgatitur ish-komuna Ksmail, këtë çështje duhet ta zgjidhë gjykata.

“Prona ka qenë e rregjistruar në pronësi të konfederatës, nuk mund ta heqësh dot me një listë inventari. Nëse ka pretendime vendos gjykata pasi të dyja palët kanë akte”, – konfirmuan përfaqësues të Kadastrës Sarandë.

“Një peticion për ruajtjen e qendrës kulturore Dea”

Aktualisht po qarkullon online peticioni “Shpëto qendrën kulturore Dea në Ksamil”, i firmosur afërsisht nga një mijë persona.

Në muajt e fundit, kërcënimet dhe veprimet armiqësore kundër z. Dizdari dhe qendrës janë rritur në nivele të reja, duke përfshirë dhe kërcënimet me vdekje. Në tetor 2021, kur ai dhe gruaja e tij udhëtuan drejt Tiranës për një tjetër procedim gjyqësor, persona të panjohur pushtuan qendrën dhe vendosën qen roje të egër në ambiente, për të mos lejuar as personelin të hynte.

Të gjitha pasuritë e zotit dhe zonjës Dizdari mbeten në ndërtesë. Kjo ka qenë shtëpia e tyre për shumë vite dhe gjatë atyre viteve ata tregojnë se kanë investuar mbi 800,000 euro në zhvillimin dhe mirëmbajtjen e qendrës.

Vajzat e çiftit Disdari letër të hapur drejtuar Kryeministrit: “Kemi disa javë që jetojmë në ankth”

Vajzat e çiftit Disdari i janë drejtuar me një letër të hapur Kryeministrit Edi Rama duke i shprehur shqetësimet e tyre rreth situatës së krijuar me familjarë të tyre. Vajzat shprehen se kanë mësuar prej komunikimit me prindërit se qendra kulturore “Dea” është nxjerrë në ankand dhe se tashmë u janë ndërprerë dritat dhe uji.

Përmes kësaj letreje, ata e “falënderojnë” Kryeministrin për indiferentizmin e shfaqur ndaj artit në një zonë ku ka pak hapësira kulturore për komunitetin.

Letër e hapur drejtuar Kryeministrit Rama

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *