Citizens Channel dëshiron të dëgjojë prej konsumatorëve shqiptarë problematikat që ata ndeshin me furnizimin me ujë të pijshëm.
Për t’u bërë pjesë e raportimit tonë, ju ftojmë të plotësoni pyetësorin e mëposhtëm, që ka për qëllim të analizojë problemet që lidhen furnizimin me ujë, tarifat dytësore për blerjen e ujit të pijshëm si dhe koston totale mujore të këtij shërbimi.
Të dhënat e mbledhura nga pyetësori do të trajtohen me konfidencialitet dhe do të ndiqen më tej nga gazetarët tanë.
Për çdo informacion apo sinjalizim shtesë jeni të mirëpritur të na kontaktoni gjithashtu në adresën tonë të email-it citizenschannel@hotmail.com ose në rrjetet tona sociale Facebook dhe Twitter.
Pyetësori do të qendrojë i hapur deri më datë 28 janar 2022!