Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Indeksi i Korrupsionit 2021: Shqipëria bie 6 vende krahasuar me një vit më herët

Shqipëria vijon të mbetet një nga vendet më të korruptuara në rajon, duke rënë gjashtë vend më poshtë në indeksin e korrupsionit krahasuar me një vit më herët.

Sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021, Shqipëria ka grumbulluar vetëm 35 pikë nga 100 pikë në total, duke u rënditur në vendin e 110, si ndër vendet më të korruptuara nga 180 vende të marra në konsideratë.

Krahasuar me një vit më herët, Shqipëria ka rënë 6 vende, ndërsa parë nga pikët e grumbulluara ka një pikë më pak.

Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit rendit 180 shtete nga nivelet e perceptuara të korrupsionit në sektorin publik, ndërsa si shkallë matëse përdoret shifra nga 0 deri në 100, ku 0 tregon vendet më të korruptuara dhe shifra 100 tregon vendet më të pastra.

Nëse do të shohim renditjen e Shqipërisë nga viti 2012 kur është bërë pjesë e matjes së Indeksit, shohim se pak ka ndryshuar me renditjen e saj.

Në vitin 2012, Shqipëria ka arritur të mbledhë 33 pikë, për të shënuar ulje në vitin 2013 me 31 pikë. Në vitin 2014 ka mbledhur 33 pikë; në vitin 2015 ka mbledhur 36 pikë; në vitin 2016 ka grumbulluar 39 pikë; në vitin 2017 ka mbledhur 38 pikë duke u renditur në vendin e 91, në vitin 2018 ka mbledhur 36 pikë duke u renditur në vendin e 99-të, në vitin 2019 ka mbledhur 35 pikë duke u renditur në vendin e 106, në vitin 2020 ka mbledhur 36 pikë duke u renditur në vendin e 104 dhe në 2021 ka mbledhur 35 pikë në vendin e 110.

Renditja ndër vite

Ndryshe nga Shqipëria, Kosova ka shënuar rritje në pikë krahasuar me një vit më parë, duke grumbulluar 39 pikë nga 100, ndërsa në renditje ndodhet në vendin e 87, duke u ngjitur 17 vende krahasuar me një vit më herët. Më 2020, Kosova grumbulloi 36 pikë, duke u renditur në vendin e 104-ërt.

Maqedonia e Veriut ka grumbulluar 39 pikë, duke u renditur në vendin e 87-të, në të njëjtin pozicion me Kosovën. Serbia renditet në vendin e 96 me 38 pikë të marra.

Bosnjë dhe Hercegovina ka grumbulluar 35 pikë dhe renditet në vendin e 110 nga 180 vende. Ndërsa Mali i Zi ka grumbulluar 46 pikë, duke u renditur në vendin e 64.

Në 5 vendet që qëndrojnë në krye të listës janë Danimarka, Finlanda, Zelanda e Re, Norvegjia dhe Singapori, me pikët maksimale jo më shumë se 88.

Megjithatë, sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit, të drejtat e njeriut dhe demokracia janë në sulm.

“Analiza jonë e fundit tregon se mbrojtja e të drejtave të njeriut është thelbësore në luftën kundër korrupsionit: Vendet me liri civile të mbrojtura mirë në përgjithësi shënojnë më shumë në Indeks, ndërsa vendet që shkelin liritë civile priren të kenë rezultate më të ulëta’,-thuhet në raport.

Ndërsa pandemia globale e COVID-19 thekson raporti është përdorur gjithashtu në shumë vende si një justifikim për të kufizuar liritë themelore dhe për të anashkaluar kontrollet dhe balancat e rëndësishme.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *