Citizens.al

A jeni mashtruar nga blerjet online? Na ndihmoni të raportojmë!

Citizens Channel dëshiron të dëgjojë prej qytetarëve problemet që hasin me blerjen e produkteve online.

Sipas të dhënave të Eurostat, rreth 38% e qytetarëve në Ballkan përdorin internetin për të bërë blerje. Konsumatorët shqiptare vijojnë të kenë qasje të ulët në platformat ndërkombëtare të shitjeve, për shkak edhe të barrës së tatimit dhe tarifave doganore për produktet mbi 22 euro. Shumë përdorues i drejtohen dyqaneve vendase online, ose faqeve informale ku jo rrallë hasin probleme me cilësinë e produktit dhe shërbimit.

Për t’u bërë pjesë e raportimit tonë, ju ftojmë të plotësoni pyetësorin e mëposhtëm, që kërkon të analizojë parregullsitë e sektorit, çmimet e pakontrolluara të produkteve, mungesën e shërbimit ndaj klientit dhe rastet e abuzimit mes reklamës dhe realitetit.

Të dhënat e mbledhura nga pyetësori do të trajtohen me konfidencialitet dhe do të ndiqen më tej nga gazetarët tanë.

Për çdo informacion apo sinjalizim shtesë jeni të mirëpritur të na kontaktoni gjithashtu në adresën tonë të email-it citizenschannel@hotmail.com ose në rrjetet tona sociale Facebook dhe Twitter.

Pyetësori do të qëndrojë i hapur deri më datë 15 shkurt 2022!

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *