Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

“Një monument natyor më pak”; Rrëzohet pisha 400 vjeçare e Divjakës

Më 11 Mars është rrëzuar Pisha e Madhe në Parkun Kombëtar Divjakë –  Karavasta. Edhe pse nuk ka një studim të mirëfilltë për këtë monument natyror mendohet se pisha ishte më shumë se 400 vjeçare.

“Ka qenë një nga atraksionet kryesore për vizitorët, vizitohej gjatë gjithë vitit edhe pse kishte një distancë të konsiderueshme ecje në këmbë nga rruga kryesore, rreth 2km”, tha për Citizens Channel Elton Daka, Specialist në Administratën e Zonave të Mbrojtura, Qarku Fier.

Pisha e Madhe e ka përftuar statusin monument natyre më 1994, dhe është pjesë e qarkut të Fierit ku numërohen 35 monumente natyrore.

“Arsyet e plakjes edhe të parakohshme të saj ishin disa: dëmtimi që kishte pësuar gjatë viteve sepse kishte plagën e rrëshirës, dëmtime nga dora e njeriut me vendosjen e eksplozivëve, nga njerëz të papërgjegjshëm në vitet 97 psh, nga zjarret rreth viteve 2000, kam qenë prezent në fikjen e atij zjarrit sepse nga rrëshira, djegia ishte shumë e shpejtë”, shpjegon Alltun Dingozi, përgjegjës i zonës dhe teknik pyjesh.

Druri është rrëzuar nga erërat e forta dhe momentalisht ende nuk është lëvizur nga vendi. Alltun Dingozi shton se do të hedhin disa fara nga boçet e saj që të mbijnë sërish, një formë për ta risjellë në jetë të njëjtën pemë.

“Po mendojmë që të presim në formë të tërthortë një trung nga Pisha e Madhe dhe ta mbajmë te Qendra e Vizitorëve në Divjakë në formë kujtese memoriale, që të qëndrojë gjallë në këndvështrimin turistik”, thekson ai.

Elton Daka

Elton Daka konfirmon se ishte paramenduar rritja e sipërfaqes së dheut, mbushja e pjesës së rrënjës , për të krijuar një bazament akoma më të fuqishëm, “mbase nuk do ndikonte në jetgjatësinë e pishës, sepse mund edhe ta shpejtonte kalbëzimin e saj”, tregon Daka.

Ne park janë evidentuar rreth 25 lloje gjitarësh,29 lloje zvarranikesh dhe amfibesh (duke përfshirë edhe breshkën e detit) si dhe rreth 252 lloje shpendësh. Gjithashtu flora përbëhet nga rreth 250 lloje bimësh.

Zona e parkut Divjakë – Karavasta është  vlerësuar edhe zonë e rrjeti EMERALD, me kodin AL 0000002 që prej vitit 2001 sipas Konventës së Bernes, ‘‘Per Konservimin e jetës së egër dhe habitateve natyrore të Evropës’’.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *