Inflacioni ka pësuar sërish rritje në muajin maj, duke kapur shifrën 6.7%.
Të dhënat e fundit të INSTAT për indeksin e çmimeve, tregoi se një vit më parë inflacioni kapte shifrën 1.8%.
Ndërsa ndryshimi mujor është -0.5%. Në muajin prill 2022 inflacioni ishtë 6.2%.
Kategoria më e prekur nga rritja e çmimeve është “Ushqimet dhe pije joalkoolike” dhe “Transporti”.
Vaji dhe yndyrnat janë mallrat që kanë pësuar më shumë inflacion, ato u shtrenjtuan me 29% krahasuar me një vit më parë. Edhe buka dhe drithërat janë kategoritë që janë rritur me 18.6%, ndërsa djathi dhe veza me 18.4%.
Buka dhe vaji janë shtrenjtuar si pasojë e luftës në Ukrainë, pasi janë bllokuar importet nga Ukraina.
Një rritje më të vogël patën kategoritë veshjeve, komunikimit, shërbimeve arsimore dhe shëndeti.
“Banka Botërore ul parashkikim për rritjen ekonomike”
Në një raport të fundit Banka Botërore ka ulur parashikimin për rritjen ekonomike në 3.2% për 2022 dhe 3.5% vitin e ardhshëm.
Banka Botërore ka paralajmëruar një rrezik për një periudhë të gjatë stagflacioni në ekonominë globale, duke e krahasuar situatën e tanishme ekonomike me atë të vtit 1970.
“Ekzistojnë paralele të qarta midis periudhës së atëhershme dhe situatës aktuale”, thuhet në raport.
Stagflacioni në ekonomi është një situatë ku norma e inflacionit është e lartë ndërsa rritja ekonomike e vogël ose e ngadaltë, ndërkohë që papunësia mbetet e lartë.
Stagflacioni paraqet një dilemë politike dhe ekonomike, pasi veprimet për të ulur inflacionin mund të përkeqësojnë papunësinë.
Rritja e ekonomisë globale parashikohet të bjerë nga 6.6 përqind në 2021 në 3.4 përqind në 2022 “shumë më poshtë mesatares vjetore prej 4.8 përqind gjatë 2011-2019”.
Raporti thekson nevojën për veprim vendimtar të politikës globale dhe kombëtare për të shmangur pasojat më të këqija të luftës në Ukrainë për ekonominë globale.
“Megjithëse inflacioni botëror tashmë parashikohet të kthehet në kuotat e vitit 2019 nga viti 2024, ekziston një rrezik në rritje se inflacioni mudn të mbetet i lartë për shkak të çrregullimeve në furnizimet botërore”, thuhet në raport.
BB kërkoi nga politikëbërësit që të koordinojnë ndihmën për Ukrainën. Po ashtu kërkoj që të kundërshtojnë rritjen në çmimet e naftës dhe të ushqimeve, si dhe të krijojnë lehtësi për borxhin e ekonomive në zhvillim
Ka kryer studimet e nivelit master në Gazetari Investigative në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Tiranës. Prej pesë vitesh punon si gazetare, ku më herët ka mbuluar çështje të politikës dhe aktivitetit parlamentar, në median e shkruar dhe atë online. Aktualisht është gazetare pranë Citizens.al, ku mbulon çështje të ndryshme sociale që lidhen me transparencën e institucioneve. Në Citizens.al udhëheq podcastin “Të Padëgjuarit” dhe është e angazhuar si menaxhere e projekteve që lidhen me mbështetjen e gazetarisë investigative.