Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

“Arsimi në një vit qeverisje”, premtimet e pambajtura të qeverisë

Në një vit qeverisje të mandatit të tretë, qeveria nuk ka mbajtur asnjë nga premtimet e bëra në zgjedhjet e 25 prillit.

Qëndresa Qytetare ka kryer një monitorim duke mbledhur premtimet e qeverisë për fushën e arsimit dhe duke i përballur ato me realitetin.

Nga monitorimi rezulton se pas 4 vitesh, që nga protesta e studentëve,  “Pakti për Universitetin” përmendet nga politikanët si histori suksesi por “referuar zotimeve fillestare sot kemi një portal transparence jo funksional, 0 rezultate nga vetingu akademik dhe 33% të lektorëve inkopetentë për lëndët sips sondazhit kombetar te studenteve”.

Një tjetër premtim i pambajtur i qeverisë është ai i kampusit universitar.

36 muaj pas premtimit publik, qeveria nuk ka nisur ende ndërtimin e kampusit universitar në Qytetin Studenti me godina multifunksionale, mensa dhe biblioteka me standarte bashkëkohore”, thotë studimi i Qëndresës Qytetare.

Raporti  i ka ndarë premtimet e qeverisë në tre module kryesore që janë infrastruktura, dixhitalizimi dhe ndërkombtarizimi.

Migen Qiraxhi, Qëndresa Qytetare

Një aspekt i rëndësishëm ka qenë dixhitalizimi, ne të gjithë e kutpuam se sa i rëndësishëm ishte dixhitalizimi kur pam një pandemi të afrohej tek ne ku të gjithë u izoluam dhe i gjithë sistemi arsimor u transferua në dixhitale”, u shpreh gjatë prezantimit të studimit Migen Qiraxhi nga Qëndresa Qytetare.

Studentë dhe aktivsitë të pranishëm në takim, ndan shqetësimet e tyre mbi fushën dhe vendosën theksin tek premtimet e pambajtura të qeverisë.

“4 vite pas protestës studentët në të njejtën gjendje”

Pas protestave të dhjetorit 2018, qeveria u vu në lëvizje për të marrë masa dhe u dha si përgjigje studentëve Paktin për Universitetin, i cili do të zgjidhte sipas qeverisë kërkesat që ata kishin por edhe më shumë se aq. 

Fatjon Biba student dhe aktivist, shprehet se sot pas 4 vitesh asgjë nuk ka ndryshuar. Të gjitha nismat e qeverisë u lanë përgjysmë. 

Përshembull ishte transparenca, transparencë e cila sipas Paktit për Universitetin do të garantohej nga portali u-transparenca, i cili duhet thënë që nuk funksionoi”, tha për Citizens Channel Biba. Portali i krijuar për punësimin e studentëve ekselentë në vitin 2019 është jashtë funksionit dhe prej vitit 2020 nuk përditësohet më.

Fatjon Biba, student dhe aktivist

Punë të mbarë ishte një platformë që do t’i garantonte disa studentëve ekselent integrimin në punë, në institucione shtetërore dhe vende të tjera, por nëse hyjmë sot në portalin “Punë të mbarë” nuk kemi asnjë thirrje, ai portal funksionoi vetëm për një vit”, tha Biba.

Një tjetër gjetje e studimit ka të bëjë me kredinë studentore, e cila “edhe pse një mekanizëm i parashikaur në ligjin për arsimin e lartë prej 6 vitesh nuk zbatohet për shkak të mungesës së akteve nënligjore”.

Të pazgjidhura mbeten edhe fusha e transportit dhe karta e shumë përfolur e studentit.

Tani studentët nuk është se kanë asnjë lloj përmirësimi të jetës së tyre, por kemi kampuset unversitare të cilat nuk janë ndërtuar, kemi godinat e qytetit studenti të cilat vazhdojnë të jenë në të njejtën gjendje që kanë qenë para 4 vitesh”, i tha Citizens Channel studenti Gëzim Hilaj.

Gëzim Hilaj, student

Ndërkohë që më rritjen e kostove të jetesës transporti i studentëve është vështirësuar.

Studentët çdo ditë e më tepër po i largohen qendrave të banimit, po i largohen atyre zonave urbane dhe afërsisë që kanë me fakultetin”, u shpreh për Citizens Channel Valmira Hoxha.

Valmira Hoxha, studente

Numri i aboneve të studentit ka qënë më i ulët se kërkesa e studentëve për abone, e për rrjedhojë çdo fund-muaj ka shkaktuar kaos.

Mungesa e abonesë për të gjithë studentët, rrit me 20 deri në 30 euro në muaj kostot e studentëve që nuk përfitojnë abone të transportit publik”, thuhet në studim.

Një tjetër premtim i pambajtur është ai i ndërkombtarizimit. Raporti i Qëndresës thekson se ky proces nuk nisi në vitin e parë të qeverisjes dhe “dallëndyshja e parë e këtij procesi, Universiteti Teknik i Stambollit nuk erdhi në vendin tonë”, sikurse kishte premtuar kryeministri Edi Rama.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *