Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Avokatët në grevë kundër hartës së re gjyqësore: “Cenon aksesin e qytetarit”

Dhoma e Avokatëve të Shqipërisë vendosi të mërkurën të bojkotojë pa afat seancat, në shenjë protesta ndaj hartës së re gjyqësore.

Harta e re gjyqësore e propozuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor propozon uljen e gjykatave të rretheve nga 22 në 13, mbajtjen e vetëm dy gjykatave administrative (nga 6 ekzistuese) dhe vetëm një gjykatë apeli për të gjithë vendin.

Sipas avokatëve, kjo hartë cënon aksesin e qytetarit në sistemin e drejtësisë duke e thelluar edhe më tej burokracinë. 

Vendimi i Dhomes se Avokatise se Shqiperise

“Qytetari i largohet aksesit në drejtësi”

Prej 3 javësh avokatët në të gjithë vendin po bojkotojnë seancat gjyqësore,  ndërsa javën e fundit bojkotuan edhe masat e sigurimit personal.

Avokati Ilir Zoto i tha Citizens Channel se kjo po ndodh pasi nuk janë marrë parasysh rekomandinet e Dhomës së Avokateve te Shqipërisë. 

Avokati Adriatik Lapaj u shpreh për Citizens Channel se harta e re gjyqësore cenon aksesin në drejtësi.

“Gjykata largohet shumë nga qytetari. Kjo do pamundësoj qytetarët të mund t’i drejtohen për drejtësi”, thotë Lapaj.

Sipas tij me këtë hartë të re gjyqësore qytetarëve do u rriten kostot dhe do nxitet më shumë korrupsioni në çështjet administrative: “pasi qytetarët të gjendur përballë kostove të larta për të ndjekur proceset gjyqësore administrative ndaj shtetit do bien pre e korrupsionit të përfaqësuesve të shtetit”.

Në lidhje me bojkotin, Lapaj thotë se komuniteti avokatëve është komuniteti i parë që reagon në mënyrë të strukturuar.

Adriatik Lapaj, avokat

“Greva synon të detyrojë KLGJ-në dhe Ministrinë e Drejtësisë të ulen e të reflektojnë mbi kërkesat e avokatëve”, thotë Lapaj për Citizens Channel.

Avokatët kërkojnë  ristrukturim të hartës gjyqësore në mastë sa nuk cënohet aksesi në drejtësi.

Mbi vendimin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë për procedim disiplinor për avokatët që nuk hyjnë në grevë, Lapaj shprehet se kjo dhomë “funksionin bazuar në ligjin Nr. 55/2018 ‘Per profesionin e avokatit ne Republiken e Shqiperise’ dhe Statutin e Dhomes Kombëtare të Avokatisë. Çdo avokat si anëtar i dhomës duhet të zbatojë vendimet e organeve të saj.

“Harta e re do të mbingarkojë gjykatat”

Ilir Zoto avokat në Vlorë gjithashtu i është bashkuar grevës dhe është kundër hartës së re gjyqësore. 

Ai i tha Citizens Channel se nuk është serioze që organet e drejtësisë dhe ekzekutivit në veçanti, po këmbëngulin për ketë ndarje “duke u munduar ta kalojnë si një VKM dhe jo si ligj”.

“Për një arsye të bashkërendimit institucional dhe ndarjes territoriale, nuk mund të ketë një hartë të re gjyqësore pa u ndërthurur dhe bazuar në ligjin që ka ndarë territorialisht vendin apo që do të ndajë territorin me ligjin e ri, që parashikohet të ndahet në katër rajone kryesore”, sqaron Zoto.

Sipas tij, një gabim i tillë do të sillte probleme të koordinimit dhe mbingarkesë në Gjykatat ë reja “si për çështjet e vjetra, por më keq për ato të filluara pas ndryshimit”.

“Shkëputja e Gjykatës nga realiteti social i vendit ku qytetari kërkon drejtësi është një tjetër problem që duhet të analizohet”, shton ai. Sipas tij kjo hartë do të prekë qytetarin e thjeshtë po akoma më shumë minoritetet dhe shtresat në nevojë.

“Mbyllja e një Gjykate do të thotë edhe më pak kontroll institucional mbi veprime apo mosveprime të administratës”, thotë Zoto duke shtuar se gjithashtu qytetarëve do tu shtohen kostot e transportit. 

Harta e re gjyqësore trajton mbylljen e disa gjykatave në qytete të vogla, me probleme sociale të mëdha për shkak të papunësisë, aksesit në shërbime apo pozicionit gjeografik. 

Vendi si Mati, Laçi, Tropoja, Puka dhe Përmeti do të detyrohen të udhëtojnë pasi nuk do të kenë më akses në gjykatat e vjetra. 

“Projekti i Gjykatave administrative me modelin e një Apeli ka qene një dështim 360 gradë, pasi ne Apelin e Tiranës ka çështje të 2016 që akoma nuk janë zënë me dorë, jo më të studiohen apo gjykohen”, thotë avokati Zoto.

“Centralizimi i shërbimit”

Avokati Ergert Myftiu shprehet se kjo hartë e re gjyqësore do të sjellë si problem centralizimin e shërbimit gjyqësor dhe fokusimin e tij në Tiranë.

“Harta e re gjyqësore mbi të gjitha në qytetet e vogla, do të vrasë jetën sociale-ekonomike në këto qytete dhe shtojë abuzimet si nga ana e komunitetit të zonës si nga ana e Administratës shetërore, gjithmonë në dëm të tyre”, tha për Citizens Channel Myftiu.

Avokati sjell një shembull konkret se si do të ndikojë kjo hartë.  Në rastin e një mase për Urdhë Mbrojtje nga një grua, me hartën e re aksesi nuk do të jetë i lehtë. 

“Me mungesën e Gjykatës do jetë praktikisht e pamundur të mbrohesh nga “dhunuesi hipotetik”, pasi do jemi para një demoralizimi total për tu drejtuar organve të drejtësisë”, thotë Myftiu.

Edhe Myftiu i mëshon faktit që kjo hartë e centralizon shërbimin dhe e largon qytetarin nga aksesi në gjykata. 

Me hartën e re kohëzgjatja e proceseve gjyqësore thellohet edhe më tej.

“Nga eksperienca ime në praktikë për marrjen e një vendimi të formës së prerë në dy shkallë gjykimi nevojiten minimalisht 5 vite përfshirë Apelin dhe na ka ndodhur edhe raste që kur çështja ka vajtur në gjykim në Apel pala që unë kam përfaqësuar ka ndërruar jetë dhe nuk i nevojitet më vendimi gjykatës”, tregon Myftiu.

Kësisoj, sipas avokatëve me hartën e re gjyqësore probleme të tilla do thellohen më tej dhe do e largojnë qytetarin nga drejtësia.

“KSHH: Ministria dhe KLGJ të reagojnë me prioritet”

Komiteti Shqiptar i Helsinkit i ka bërë thirrje KLGJ-së dhe Ministrisë së Drejtësisë që të reagojë me prioritet për hartën e re gjyqësore dhe bojkotin e avokatëve. 

KLGJ dhe M.D, deri më tani kanë zgjedhur të heshtin, në vend që të ulen për të biseduar me përfaqësuesit e organeve drejtuese të avokatisë për shqetësimet e tyre te drejta, për uljen drastike të numrit të gjykatave”, thuhet në reagimin e KSHH.

Komiteti shprehet se kjo situatë është e papranueshme, në kushtet e një reforme shumë të rëndësishme “që ka si qëllim madhor mbarëvajtjen dhe funksionimin normal të sistemit të drejtësisë”.

Ndër të tjera KSHH  tërheq vëmendjen edhe për mosreagimin dhe qëndrimin pasiv të Këshillit të Ministrave. 

“KShH sugjeron që Këshilli i Avokatisë të rishikojë qëndrimin e tij, sepse mosrespektimi i bojkotit të seancave gjyqësore nuk parashikohet si shkak i posaçëm ligjor për procedim disiplinor”, thuhet në reagim.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *