Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Të ecësh në rrugët kaotike të Tiranës – Përshtypjet e një qytetari të huaj

Duke jetuar prej kohësh në Tiranë bëhesh ‘i verbër’ për problemet që shfaqen pothuajse në çdo rrugë e lagje të saj. Por nuk e shohin kështu qytetarët e huaj. Baldur Baldoni, i cili jeton prej disa vitesh këtu, sjell për lexuesit e Citizens Channel një këndvështrim të hidhur për Tiranën.

Me fillimin e pranverës kaloj më shumë kohë në rrugët e Tiranës. Duke shkuar për në takime ose për të blerë, sheh situata nga cilat të krijohen disa mendime të hidhura për gjendjen akutale të qytetit.

Imagjinoni sikur të ishit dikush tjetër në shoqëri – do të tronditeshit

Ndonjëherë imagjinoj sikur të isha dikush tjetër, për shembull një person paraplegjik ose një nënë e re me fëmijën në karrocë.

Kur eci në trotuare në gjendje të keqe (nëse nuk janë të bllokuar nga makina apo tenda) filloj të mendoj për situatën e një nëne me karrocë: E pamundur! Do të ishte akoma më keq për një person paraplegjik: Absolutisht e pamundur!

Duke ecur në disa trotuare në gjendje të mirë ku është e mundur të ecësh (të paktën për disa metra) mendoj për miqtë e mi shqiptarë, të cilët janë të sjellshëm dhe gjithnjë gati për të ndihmuar – pse nuk është edhe shoqëria e tillë?

Aq e madhe është diferenca mes shqiptarëve dhe strukturave që ata jetojnë? Një mysafire, pasi vizitoi Tiranën, tha publikisht se kishte krijuar përshtypjen se në qytet e madje në gjithë Shqipërinë nuk kishte paraplegjikë. Kjo është e kuptueshme sepse i shohim shumë rrallë. Ata janë të burogsur në shtëpi, për shkak të një infrastrukture që i ka harruar tërësisht.

Nënat me karroca duhet të kenë një makinë dhe mbi të gjitha një bashkëshort të mirë, prindër të gatshëm për t’i ndihmuar dhe miq të mirë, për të shkuar në parkun e lojrave – sepse edhe transporti publik nuk është në cilësinë e duhur.

Fatkeqësisht ato nuk gjejnë parqe lojrash rreth shtëpive apo apartamenteve të tyre. Pse jo? Kështu Tirana duket se nuk ka as fëmijë; fëmijë  që do të pëlqenin të luanin jashtë, të ushtronin një sport apo të luanin në një copëz natyre.

Fëmijët më shumë në shtëpi me kompjuterat apo celularët e tyre ose transportohen si kuti mallrash në makina diku ku mund të prekin natyrën. Është e hidhur të mendosh se ky qytet – ku jeton një e treta e shqiptarëve – është i jetueshëm vetëm për njerëz të shëndetshëm mes 16 dhe 60 vjeç! Kjo gjendje është e kundërta  e përshytpjeve të një të huaji pasi ka takuar miqtë e parë në Shqipëri. Personalisht ata janë të kujdesshëm, të gatshëm për të ndihmuar dhe të sjellshëm – ndërsa shoqëria është krejt e kundërta.

Ndotje e lartë e ajërit, pavarësisht se nuk ka termocentral me qymyr  

Të qëndrojmë tek njerëzit e shëndetshëm. A janë duke jetuar ata në një qytet të shëndetshëm? Sigurisht që jo! Ndërkohë që Bashkia promovon me të madhe lëvizjen pa makina të dielën për ajër më të mirë në qytet, është duke realizuar vetëm ëndrrat e atyre që sigrisht nuk jetojnë në qendër të qytetit.

Sheshi “Skënderbej” do të kthehet në “parajsën” e re të qytetarëve, një zonë vetëm për këmbësorët me veshje të bukur dhe pamje modern. Por është një tmerr për njerëzit normal, të cilët nuk mund të kenë këto ëndërra të bukura duke qenë se duhet të rropaten për energji ose ujë!

Edhe stadium i ri i futbollit nuk do të bëjë të harrohen problemet e përditshme që kanë pjesa më e madhe e qytetarëve. Shumë para harxhohen vetëm për të mirën e pak personave, ky ishtë mendimi im i parë kur mësova dhe më pas pashë më konkretisht planin.

Ndotja mund të ulet në Sheshin “Skënderbej”, por do të dyfishohet rreth tij, sepse gazrat më të rrezikshëm çlirohen kur automjetet qëndrojnë, nuk lëvizin por janë me motor ndezur.

Makinat qëndrojnë në trafik për një kohë më të gjatë se në qytetet e tjera të rajonit ku numri i automjeteve në raport më popullsinë është më i madh se sa në Tiranë. Këtu rrugët mbyllen para se të menaxhohen alternativat.

Kjo ndodh se çdo gjë duhet bërë gati para zgjedhjeve (si çdo katër vjet) apo se aktorët kryesorë politikë dhe skuadrat e tyre të planifikimit thjesht nuk kanë kapacitetet e duhura? Cilado qoftë përgjigjia, sërish nuk e kuptoj se pse njerëzit kanë hequr dorë nga protestat.

Në vende të tjera për shembull ka klube të shoferëve të automjeteve ku ata mund të antarësohen. Pjesa më e madhe e këtyre organizatave të interesit janë të mëdha dhe kanë ndikim të madh.

Unë vetëm imagjinoj se si ato mund të reagojnë kundër çmendurisë së trafikut të përditshëm dhe rregullimit të trafikut nga policë, të cilët nuk dinë as rregullat që i mëson çdo shofer fillestar.

Është ende vendi yt dhe dikush duhet të luftojë për një vend të jetueshëm

Kur kthehem në zyrë mundohem të kuptoj pse këtu ndodhin gjëra që do të ishin të pamundura në vend të tjera fqinje europiane. Sondazhet tregojnë se njerëzit nuk janë të kënaqur me aktorët përgjegjës dhe organizatat. Por përse i votojnë gjithmonë disa muaj më pas pa u kërkuar politika më të mira?

Autor: Baldur Baldoni

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *