Citizens.al

Shifrat alarmante/1 në 3 fëmijë në Shqipëri rrezikon të mos arsimohet

1 në tre fëmijë në Shqipëri rrezikon të mos arsimohet, prandaj Koalicioni për Arsimin në Shqipëri, i ka kërkuar me anë të një peticioni partive politike dhe qeverisë që do të dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit, të rrisin me 6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto buxhetin e arsimit.

Në Shqipëri, sipas këtij koalicioni ka mbi 300.000 fëmijë që ndjekin arsimin parauniversitar, por mbi 100 mijë prej tyre për shkak të varfërisë ekstreme  rrezikojnë të ngelen jashtë dyerve të shkollës dhe pa asnjë shpresë për të ardhmen e tyre.

Shqipëria investon 3.3% e PBB për arsimin, shifër kjo nën standardin ndërkombëtar dhe atij rajonal. Kjo masë e ulët e investimeve cënon përmbushjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG) për ofrimin e arsimit publik, cilësor dhe gjithëpërfshirës për të gjithë.

Në vende me të ardhura të ulëta si Shqipëria, investimi me 1 dollar me shumë do të gjeneronte të ardhur prej me tepër se 5 dollarë në të ardhurat vjetore të një vendi për person. Nëse çdo fëmijë deri në 2030 do të përfundonte arsimin e mesëm të lartë, kontributi i tij/saj do të gjeneronte të ardhura për frymë me një rritje në masën 75%.

Shifrat shqetësuese

– 40% e popullsisë jeton në kushte varfërie.

– 28% e fëmijëve janë përfitues të ndihmë ekonomike.

– 50 mijë fëmijë të moshës së arsimit të detyrueshëm janë të detyruar të punojnë në punë familjare për të siguruar mbijetesën e tyre.

– 20.14% e fëmijëve në moshë shkollore jetojnë në varfëri duke u përballur me vështirësi në sigurimin e nevojave bazë të jetesës.

– 44% e fëmijëve arrijnë të konsumojnë vaktin ushqimor të mëngjesit në 5 ditë të javës.

– 64% e fëmijëve me aftësi të kufizuara të grup moshës 7-18 vjeç nuk shkojnë në shkollë.

Çfarë do të sillte një buxhet me vlerë 6% të PBB?

– Arsim publik cilësor, gjithëpërfshirës dhe pa pagesë për çdo fëmijë kudo në Shqipëri.

– Çdo fëmije të varfër i garantohet e drejta për t’u arsimuar njësoj si bashkëmoshatarët, duke ulur nivelin e analfabetizmit dhe braktisjes së shkollës.

– Rrit investimet në infrastrukturën shkollore, duke mos patur më klasa të mbipopulluara, zhvillim mësimi me turne, si dhe rrit investimin në laboratorë, klasa, palestra dhe biblioteka cilësore.

– Rritjen e cilësisë në mësimdhënie, këshillim efektiv të karrierës për adoleshentët si dhe mbështetje psiko-sociale për fëmijët anë e mbanë vendit.

 

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *