Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Vitmar Basha, rrokeri me zemër të madhe që u gjendet pranë fëmijëve të varfër (Video)

Vitmar Bashën publiku e njeh si djalin energjik të muzikës rrok, por kjo është vetëm pjesa e dukshme e tij.

Prej më shumë se një vit Vitmari është drejtues i Qendrës “Muzika e të Rinjëve” që në fokus ka fëmijët e varfër të komunitetit Rom dhe Egjiptian që jetojnë në periferi të Tiranës si Shkozë, Tufinë dhe Bregu i Lumit.

Në një ndër lagjet më të vjetra të Tiranës, siç është ajo e Pazarit te Ri, kjo qendër është kthyer në strehën pritëse për shumë fëmijë.

Vogëlushët, Vitmarin nuk e konsiderojnë si drejtuesin që organizon punët e kësaj qendre e që punon me ta, por si vëllain e tyre të madh.

Ai jo vetëm përpiqet t’i edukojë përmes muzikës, por edhe mundohet tu zgjidhë problemet që ata kanë si pasojë e varfërisë së familjeve të tyre. Fëmijët kanë nevojë për veshëmbathje, ushqime dhe lodra.

Kur vijnë në këtë qendër, fëmijët nga komuniteti Rom dhe Egjiptian të grupmoshës 8-18 vjeç, mësojnë instrumente muzikore si bateri, kitarë, bass dhe violinë, por gjithashtu kanë marrë edhe ngrohtësinë familjare.

Një nga fëmijët e qendrës duke kënduar. Foto: Sami Curri / Citizens Channel
Një nga fëmijët e qendrës duke kënduar. Foto: Sami Curri / Citizens Channel

Në këtë qendër nuk vijnë vetëm fëmijë nga komuniteti rom, por edhe të tjerë të cilët kanë dëshirë të përparojnë më shumë në fushën e muzikës.

Kurset zhvillohen dy herë në javë, dhe fëmijët që vijnë nga komuniteti Rom dhe Egjiptian kalojnë nga të kënduarit e muzikës së tyre të shpirtit, në këndimin e këngëve në anglisht apo edhe këngë për fëmijë. Profesorët e qendrës nxjerrin në pah aftësinë e tyre për të memorizuar në një kohë shumë të shpejtë, pavarsisht se një pjesë e tyre janë analfabet, kjo për shkak se nuk frekuentojnë shkollat dhe nuk dinë as shkrim e as këndim.

Për Vitmarin, kjo qendër të paktën ja ka arritur që të shërbejë si një zë socializimi për këta fëmijë që për disa orë të kenë mundësi të argëtohen dhe të mësojnë.

Qendra “Muzika e të Rinjëve” zhvillon edhe koncerte apo nisma bamirësia dhe të ardhurat e fituara shkojnë në ndihmë të këtyre fëmijëve, ku qëllimi kryesor është mbështetja dhe kthimi i tyre në bankat e shkollës.

 

Djali i muzikës rrok me zemër të madhe#Video
Vitmar Bashën publiku e njeh si djalin energjik të muzikës rrok, por kjo është vetëm pjesa e dukshme e tij. Prej më shumë se një vit Vitmari është drejtues i Qendrës “Muzika e të Rinjve” që në fokus ka fëmijët e varfër të komunitetit Rom dhe Egjiptian që jetojnë në periferi të Tiranës. #citizenschannel

Posted by Citizens Channel on Monday, December 25, 2017

 

Autor: Sami Curri

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *