Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Banorët e Valbonës ngrenë padi të re kundër ndërtimit të hidrocentraleve

Banorët e Valbonës nuk dorëzohen në betejën e tyre kundër hidrocentraleve në Parkun Kombëtar të Luginës së Valbonës.

Me anë të një padie të re të paraqitur paraditen e sotme në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë, ata kërkojnë shfuqizimin e vendimit Këshillit Kombëtar të Territorit për shtyrjen e afatit të lejes së ndërtimit të hidrocentralit Dragobia.

Vendimi i marrë nga KKT me datë 08/09/2016 kundërshtohet prej kohësh nga banorët e zonës, ndërkohë që punimet për ndërtimin e hidrocentralit janë duke avancuar.

Padia e banorëve të Valbonës.

Më tre nëntor të vitit të shkuar e njëjta gjykatë hodhi poshtë një tjetër padi të banorëve të Valbonës, të cilët kërkonin pavlefshmëri absolute të kontratave të dy hidrocentraleve Dragobia dhe Çerem që janë në proces ndërtimi përmes anulimit të kontratës së koncensionit dhe lejes mjedisore, lejes së ndërtimit dhe lejes së përdorimit të rezervave ujore. Gjykata e cilësoi si të ligjshëm ndërtimin e HEC-eve dhe ka lejoi vazhdimin e punimeve.

Në muajin prill të vitit të kaluar, në brendësi të Parkut Kombëtar të Valbonës, kanë nisur punimet për ndërtimin e një prej dy hidrocentraleve, që planifikon të fusë në tunel 3 kilometra të lumit Valbonë, në një prej segmenteve më të bukur dhe të pa prekur nga dora e njeriut.

Valbona është një burim të ardhurash për banorët e zonës, kjo falë turizmit që ka kjo zonë, duke u kthyer në një nga tre destinacionet kryesore të turizmit në Shqipëri. National Geographic në vitin 2017 e shpalli si një nga “9 Best Places in the World to Enjoy the Great Outdoors” (9 vendet më të mira në botë për turizmin në natyrë).

Citizens Channel

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *