Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Projektligji i ri për strehimin social nuk mbron sa duhet familjet e prekura nga projektet zhvillimore

Projektet infrastukturore në zonat urbane apo rurale shpesh herë kanë bërë ‘kurban’ shtëpitë dhe bizneset e qytetarëve.

Nëse marrin dëmshpërblim apo jo dhe në çfarë mase merret ky dëmshpërblim shumë pak flitet. Ajo që të gjithë shohim është një rrugë e re, një urë e re apo park i ri.

Kjo situatë përfshiu 6 muaj më parë rreth 153 familje që ishin vendosur prej më shumë se 20 vjet në zonën pranë Urës së Shkozës. Pavarësisht pasjes apo jo të çertefikatës së pronësisë banesat u shkatërruan. Pronarët e tyre nuk kishte një ligj që t’i mbronte dhe tu jepte kohë të gjenin një strehim të qëndrueshëm. Kundërshtimi i banorëve dhe zërat kundër të shoqërisë nuk shërbyen për asgje.

I tillë ishte dhe fati i familjeve që jetonin pranë Liqenit të Thatë, ku një javë më parë, banesa e tyre u shkatërrua pa asnjë hezitim pasi u quajt zonë parku nga Bashkia Tiranë. Por ku do të strehoet kjo familje? Çfarë do të ndodhë më shtëpitë që preken nga projektet zhvillimore?

Parlamenti pritet të miratojë në javët në vijim një projektligj të ri për strehimin social, i cili është duke kaluar fazat e konusltimit në komisionet parlamentare. Duke qenë se komunitet më të prekura janë ato rome dhe egjiptiane, organizatat e këtij komuniteti sugjerojnë që  nenet e ketij projketligji të përmirësohen në mënyrë që të gjitha familjet që preken nga projektet e zhvillimit të jenë sa më të mbrojtura.

Projektligji përcakton ndër të tjera se njësia e qeverisjes vendore nxjerr aktin administrativ për zhvendosjen nga banesa, njofton individin/familjen 30 (tridhjetë) ditë para zhvendosjes,  dhe nuk kryen prishjen e objekteve pa siguruar sistemimin me strehim të përshtatshëm të individëve/familjeve që zhvendosen dhe nuk përfitojnë shpronësim.

“Nëse do t’i referohemi përkufizimit të zhvendosjes bazuar këtij projektligji aty shprehet qarte se zhvendosja ndodh nëpërmjet një procesi të rregullt ligjor, mbështetur në konsultim me subjektet e prekura, gjë të cilën ky nen nuk e parashikon. Për të garantuar dhe mbrojtur procesin e rregullt ligjor, procedurën e konsultimit si dhe për të siguruar mbrotjen nga dëbimi,  ne e shohim të nevojshme riorganizimin e këtij neni”, shprehet një prej aktivistëve të komunitetit Rom dhe Egjiptian në qytetin e Tiranës.

Organizatat e komunitetit Rom dhe Egjiptian rekomandojnë që individi/familja të njoftohen me shkrim për zhvendosjen, arsyet pse do të ndodhë si dhe për nisjen e procesit të konsultimeve për strehimin alternativ, 30 ditë përpara se të nxirret akti administrativ.

Gjithashtu aktivistët rekomandojnë që “konsultimet të behen brenda 10 ditëve nga njoftimi me shkrim për zhvendosjen, nëpërmjet të cilit njësia e qeverisjes vendore dokumenton të gjithë procesin, përfshirë pretendimet e të prekurve. 5 Ditë pas konsultimit individi/ familja të marrë një kopje të procesit të dokumentuar nga ana e njësisë së qeverisjes vendore”.

Njësia e qeverisjes vendore nxjerr aktin administrativ për zhvendosjen nga banesa, 30 ditë para zhvendosjes, duke njoftuar formën e miratuar për strehimin alternativ, si dhe ndalon prishjen e objekteve deri në momentin që i siguron individit/familjes një strehim të përshtatshëm.

Neni 17 pika 3 i ligjit për Strehimin Social parashikon të drejtën e të prekurit nga zhvendosja për t’ju drejtuar gjykatës si dhe ofron ndihmën juridike nga institucionet shtetërore nëse është e nevojshme.

Në lidhje me këtë pikë aktivistët rekomandojnë që “paraqitja e kërkesës për sigurimin e padisë në gjykatë të pezullojë veprimet e mëtejshme deri në shprehjen e gjykatës për sigurimin e padisë. Në rastet kur personat janë pa të ardhura apo kanë të ardhura shumë të ulëta sipas kuptimit të këtij ligji, shteti të garantojë me përparësi ofrimin e ndihmës ligjore falas sipas ligjit 111/2017 “Për ndihmën juridike të garantuar nga shteti”.

Një tjetër nen që aktivstët sugjerojnë që të ndryshohet është ai më numër 12 pika 1, që parashikon si kusht fillestar për përfitimin nga programet e strehimit social, regjistrimin në gjendjen civile të njësisë së qeverisjes vendore.

Ky parashikim, sipas tyre, automatikisht përjashton familjet/ qytetarët që nuk figurojnë të regjistruar në vendin ku qendrojnë por kanë regjistrimin civil në vendin e tyre të lindjes, gjë i cili bëhet shkak për mospërfitim të një programi social.

Autor: Brejdon Xhavara

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *