Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Gjyqtarët e apelit që rikthyen si të ligjshëm 6 Këshilltarët e PS nuk e kanë kaluar vetingun

Gjykata e Apelit rrëzoi dje padinë për paligjshmërinë e 6 këshilltarëve Bashkiak të Partisë Socialiste. Mediat e cilësuan si “betejë e fituar nga Veliaj”. Vendimi u mor nga tre gjyqtarë që nuk e kanë kaluar procesin e Vetingut, pas një deklarate të Kryetari të Këshillit Bashkiak Aldrin Dalipi që u cilësua si kërcënim ndaj drejtësisë nga opozita.

Gjashtë Këshilltarë Bashkiak të Partisë Socialistë dhe LSI fituan mandatin e deputetit në zgjedhjet e 25 qershorit 2017.  Pak ditë më vonë, në korrik mbledhjen e 26 Korrikut 2017 këshilltarët u zëvendësuan me 6 të tjerë, në një procedurë që u cilësua e parregullt nga anëtarët demokrat të Bashkisë Tiranë.

Në padinë e ngritur prtendohej se nuk ishte respektuar si duhet procedura ligjore e marrjes së mandatit të Këshillit Bashkiak. Kjo për shkak se Këshilli nuk ka pasur kuorumin e nevojshëm për të dhënë mandatet sipas Ligjit për Qeverisjen Vendore.  Ligji në nenin 47 pika d parashikon se funksioni i këshilltarit Bashkiak është i pa pajtueshëm me funksionin e deputetit, çka i përjashton automatikisht 6 Këshilltarët e zgjedhur deputet.
“Në mbledhjen e 26 korrikut, 6 këshilltarë të PS-së nuk e kanë marrë mandatin sipas procedurës ligjore”, deklaroi paditësi Fabian Topollaj në shkurt 2018.

Padia u shqyrtua nga Gjykata Administrative e Tiranës, e cila në vendimin nr. 267 mori në shqyrtim dhe vendosi shpalljen të paligjshëm të 6 mandateve të zëvendësuara.

Padia u dërgua në Gjykatën Administrative të Apelit e cila e regjistroi çështjen në 20 Mars të vitit 2018. Rreth një muaj më pas, Kryetari i Këshillit Bashkiak Aldrin Dalipi foli mbi këtë çështje, me një deklaratë që u gjykua nga këshilltarët e djathtë si një kërcënim ndaj gjyqtarëve.



“Gjithsesi do të presim Gjykatën e Apelit, pa problem dhe nuk kemi asnjë kompleks në lidhje më këtë çështje. Kjo është një çështje ligjore, do dalë vendimi dhe do të jemi këtu të gjithë. Do të shohim sesi do të na vijë turp nga vendimet që marrin disa gjykatës që ndoshta do të shohin, në do ta kalojnë vetingun apo nuk do ta kalojnë.

Gjykata Administrative e Apelit e shpalli vendimin dje, duke rrëzuar kërkesën e padisë si “të pabazuar në ligj dhe në prova”. Tre gjyqtarët e çështjes me relatore gjyqtaren Bernina Kondi, nuk janë përballur ende me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit i njohur si Vetingu.

*Citizens Channel /l.k./

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *