Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Raporti: Instituti i Ekonomisë për Paqen tregon sa harxhon Shqipëria për dhunën

Në Shqipëri kostoja e dhunës është 3.8 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ky raport vjen nga Instituti për Ekonominë dhe Paqen. Kostoja përkthehet në 315 ddollarë për person. Nga 162 shtete në botë, Shqipëria renditet në vendin e 104.

Vendin e parë e mban Koreja e Veriut (27.5%) e ndjekur nga Siria (23.85%), ndërsa në vendet e fundit të raportit renditen shtetet: Zvicra (1.7%), Laos(1.7%), Irlanda (1.4%) dhe Butan (0.5%).

Kush është Instituti për Ekonominë dhe Paqen?

Instituti për Ekonominë dhe Paqen (IEP) është një institut i pavarur, jopolitik dhe jo fitimprurës i dedikuar për zhvendosjen e fokusin e botës për paqen si di çka pozitive dhe të arritshme dhe si një masë të prekshme për mirëqenien dhe progresin njerëzor.
IEP i arrin qëllimet e tij duke zhvilluar korniza të reja konceptuale për të përcaktuar qetësinë; siguron matjen e paqes; dhe tregon marrëdhëniet ndërmjet biznesit, paqes dhe prosperitetit, si dhe promovimin e një kuptimi më të mirë të kushteve kulturore,ekonomike dhe politike që krijojnë paqen.

Si përllogariten kostot e dhunës?

Instituti për Ekonominë dhe Paqen përdor metodologjinë shpenzimit të “parandalimit të dhunës”.

Instituti për Ekonominë dhe Paqen e përcakton konceptin e shpenzimit të “parandalimit të dhunës” si një aktivitet ekonomik që është i lidhur me pasojat ose parandalimin e dhunës, atje ku dhuna është e drejtuar kundër njerëzve ose pronës.
Disa nga elementet kryesorë që janë përfshirë në këtë studim për të përllogaritur koston e dhunës, janë: Shpenzimi i fondeve nga ushtria, ky faktor është përfshirë në mënyrë të plotë në studim.
Impakti ekonomik i vrasjeve përfaqëson një faktor tjetër domethënës në përllogaritjen e kostove të dhunës.
Faktori i tretë i rëndësishëm është shpenzimi në sigurinë e brendshme dhe tek policia.

*Citizens Channel /F.S/

Për të lexuar të plotë raportin mund të klikoni këtu

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *