Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Çfarë do të ndodhë kur gazetat do e “vrasin” letrën dhe do të jenë online? Shumica e audiencës së gazetës në letër do të …zhduket.

Për gazetat e përditshme amerikane, historia e dekadës së fundit nuk ka të bëjë më shumë me mbylljet masive se sa me tkurrjet masive. Ritmi me të cilin gazetat po mbyllen nuk ka shumë ndryshim me atë të fundit të shekullit 20 – të. Çdo gazetë e përditshme është bërë më e vogël, redaksitë janë bërë më të vogla, buxhetet më të vogla, numri i gazetave të botuara janë bërë më të vogla dhe numri i faqeve të gazetave janë zvogëluar vit pas viti. Është vdekja që vjen nga shkurtimi. Por tkurrja deri këtu mund të arrijë. Në tremujorin e dytë të vitit 2018, të ardhurat nga reklamat e shtypit të Mçlatchy ranë në 26.4 përqind vitin e kaluar; Gannett ishte poshtë 19.1 për qind dhe Tronc 18 për qind. Nuk po bëhen më abonime të shtypit të përditshëm dhe ato ekzistueset ose kalojnë në dixhitale ose riorganizohen në këtë spirale të vdekshme çdo ditë. Nuk është më Zeno’s Paradox që të ndalojë gazetat që eventualisht të vendosin një nga dy kurset e veprimit: të kalojnë vetëm online ose të mbyllen fare. Edhe botuesit që janë më shumë pro printit do të thonë një ditë se linjat e “kostos së printit” dhe “të ardhurat prej printit” do të ndërpriten dhe  do të jetë koha për të vendosur për më të mirën. Pyetja është se kur? Dy vjet? Pesë? Dhjetë? Tridhjetë?

Një nga pyetjet që më intereson më shumë për të ardhmen e afër ose të mesme është se çfarë do të ndodhë kur gazetat në print të mbyllen masivisht, kurdo kur kjo mund të ndodhë. A do të kthehen lexuesit e printit në lexues dixhitalë? A do të kalojnë po aq shumë kohë duke konsumuar gazetari në telefonat e tyre sa kalojnë në tryezën e mëngjesit? A do të jetë vëmendja e tyre po aq e madhe sa ajo e lexuesve, për gjithçka që interneti mund të ofrojë?

Një studim i ri nga  Neil Thurman dhe Richard Fletche ofrojnë disa të dhëna për këto pyetje. Dhe ndërsa ka disa të dhëna kyçe, lajmi në përgjithësi nuk është dhe aq i mire. Mbyllja e gazetave në print nuk i kalon zakonet e lexuesit në print në ato dixhitale. Përkundrazi ata bëhen si të gjithë lexuesit e tjerë dixhitalë: lehtësisht të hutueshëm, kalojnë nga linku në link dhe pak alergjikë ndaj leximeve të thella.

Thurman dhe Fletcher vëzhguan rastin e të përditshmes britanike The Indipendent e cila pas 30 viteve në print kaloi online në vitin 2016. Çfarë ndodhi me shtrirjen dhe influencën e saj?Dolën në pah shumë gjëra interesante, por 2 janë çështjet kryesore.

Kjo krahason numrin e britanikëve, në audiencën e përgjithshme të çdo gazete nacionale, në periudhat para dhe një vit më pasi The Indipendent nuk ishte më në print. Nëse je tipi që e shikon gotën gjysëm plot, lajmi i mirë është se audienca totale e The Indipendent ishte thelbësisht e sheshtë pavarësisht zhdukjes së printit. Numri i lexuesve të printit që humbi dhe numri i lexuesve dixhitalë që fitoi në thelb ishte i njëjtë.  Nëse je tipi që e shikon gotën gjysëm bosh, do të kesh vënë re se ajo”thelbësisht e sheshtë”ishte gjithashtu performanca më e keqe e çdo gazete të përditshme britanike. Dhe do të kesh vënë re se periudha “më pas” përfshin Brexit dhe zgjedhjen e Donald Trump si president dhe secila prej këtyre ngjarjeve solli një interes të madh për lajme. Por, ka një të vërtetë të rëndësishme:

Rreshti i parë është për audiencën në total: Sa njerëz janë duke konsumuar kontent (përmbajtje) nga The Indipendent në çfarëdolloj mediumi? Rreshti i dytë është për vëmendjen. Sa kohë shpenzojnë britanikët duke lexuar The Indipendent, në çfarëdolloj mediumi?  Dhe përfundimi i kësaj është një katastrofë. Kur mbylli printin The Indipendent kishte një qarkullim të paguar të printit prej 40,000 kundrejt 58 milion mujore unike në dixhital. 58 milion sigurisht që duket më shumë se sa 40,000!

Por Thurman dhe Fletcher zbuluan se ata pak lexues të printit ishin ata që shpenzonin 81% të kohës duke lexuar The Indipendent.  Dhe ata që lexonin versionin dixhital shpenzonin vetëm 19% të kohës.  Edhe nëse e shikon në një këndvështrim tjetër : Mesatarisht një abonim i vetëm në versionin print të The Indipendent gjenerohej mesatarisht rreth 6100 herë më shumë se sa konsumi i përmbjatjes në një abonim mujor në website ose në aplikacion. Nuk është krahasimi perfekt sepse kopjet unike mujore kanë për qëllim të masin njerëzit ndërsa qarkullimi mat kopjet. Por çështja është e qartë: Lexuesit në print janë shumë më shumë  më të mirë se sa lexuesit dixhitalë.  Gazetarët shpesh e kanë të vështirë të kuptojnë, kryesisht sepse ata konsumojnë mijëra lajme në versionin dixhital, natë e ditë. Në kohën e printit një reporter konsumonte pothuajse po aq lajme sa konsumonte një qytetar, kjo ndoshta  sepse nuk kishte shumë lajme. Sot, një reporter merr pafund newsletters në mëngjes, dëgjon pafund potcast – e, merr njoftime për lajmet dhe monitoron Twitterin për të rejat më të fundit. Jemi të veçantë. Duhet ta kujtojmë gjithmonë këtë.

Tabela tregon se lexuesit në print të The Indipendent u zhdukën kur The Indipendent e mbylli printin. Ata nuk kaluan në the indipendent.co.uk. Kërkesa shkoi diku tjetër, ndoshta në saite të tjera, disa minuta në Facebook, Netflix, Fortnite, një sy gjumë mbasdite ose çfarëdolloj gjëje tjetër.  Thruman dhe Fletcher llogaritën se në 12 muajt para dhe pasi printi u mbyll, koha totale që kalohej duke konsumuar The Indipendent ra nga 5.548 miliardë minuta në 1.056 miliardë minuta. Nga lexuesit e printit, gjysma e lexonin gazetën “pothuajuse çdo ditë”. Lexuesit në internet lexonin një histori mesatarisht pak më shumë se dy herë në muaj. Lexuesit e printit shpenzonin mesatarisht 37 deri në 50 minuta në secilin edicion të përditshëm që lexonin. Lexuesit online të The Indipendent shpenzonin mesatarisht 6 minuta në muaj.  E kemi vëzhguar këtë çështje për shumë vite.

Në vitin 2009 Martin Langeveld bëri llogaritë e tij dhe zbuloi se vetëm 3% e konsumit të gazetës së tij ndodhte në internet. Shumica e trendeve të së njëjtës industri që po ndodh tani ishin dhe atëherë të dukshme, poe ato numrat e mëdhenj dixhitalë të comScore ose Omniture ose Google Analytics, ishin duke fshehur ndryshimin rrënjësor.  Që nga koha e Martinit dhe deri tani mendoj që 3% ka kaluar në 19%, të paktën për The Indipendent. Në print, gazetat kanë pak ose aspak konkurrentë. Online kanë pafund.

Siç Thruman e thotë: “Duke kaluar vetëm online The Indipendent e shkatërron vëmendjen që merr. Gazeta tani është më shumë një gjë që shikohet se sa një gjë që të mbushë. Ka qëndrueshmëri, por jo esencë”.

Ka disa arsye të mira se pse një e përditshme amerikane që kalon në verisonin online vetëm, nuk ka të njëjtën eksperiencë me The Indipendent. The Indipendent ishte një nga 13 gazetat kombëtare në Britani, ndërkohë që britanikët janë shumë të lidhur me gazetën e tyre në print dhe për lexuesit e The Indy nuk do të ishte shumë e thjeshtë të shkonin tek The Guardian ose Times ose The Telegraph. Nëse një gazetë në Atlanta, Denver , Huston ose Seattle mbyllet, nuk do të ketë një alternativë të lehtë për të zgjedhur në versionin print. Gjithashtu mund të argumentohet për besueshmërinë e të dhënave të sondazhit duke vlerësuar konsumin në print, i cili mund të jetë subjekt i ekzagjerimit. ( Njerëzit pëlqejnë të thonë se konsumojnë shumë lajme, njësoj siç thonë se pëlqejnë të konsumojnë perime dhe të shkojnë në palestër gjithë kohës.)

Nga ana tjetër një nga gjërat më të rëndësishme për The Indipendent ishte se duke kaluar online, e rriti audiencën ndërkombëtare. Gjë që ka kuptim sepse ka një audiencë gjigande që flet anglisht në Shtetet e Bashkuara, e cila nuk mund të arrihej nëpërmjet versionit në print. Por kjo shtrirje jashtë tregut ka pak mundësi që të shojë deri tek një metro amerikane, pa një braktisje radikale të misionit lokal. Ka shumë njerëz të interesuar për çfarë ndodh në Albuquerque ose Fresno ose Cincinnati.

Edhe me këto këndvështrime të ndryshmemendoj se leksioni qëndron. Largimi nga shtypi  është ulja e kostos përfundimtare; një pjesë e madhe e strukturës së kostos së gazetës është e lidhur në shtypshkronjat me madhësi ndërtimi . Por kur të vijë ajo ditë – edhe nëse ndihmon në fundin e një gazete – auditori i tij nuk ka gjasa të ndjekë së bashku. Dhe kjo do të thotë të pranosh një rënie dramatike në arritje, influencë  dhe ndikim

Burimi: Nieman Lab

Përktheu dhe përshtati: Citizens Channel/F.S

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *