Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

“Jeta e vështirë e familjeve rome në Shkodër”

Shkodra ka mirëpritur dhjetëra familje rome që jetojnë aty prej vitesh të pa regjistruara në gjendjen civile, ata janë vendosur kryesisht në pjesën e hyrjes së qytetit pranë lumit të Bunës por edhe në lagje të ndryshme si “Top –Han” , “Lagjia Dubai”  etj. , të pyetur përse kanë zgjedhur Shkodrën, përgjigja e tyre është që këtu mund të punojnë lirshëm me mbetjet e riciklueshme, me mbledhjen e hekurave dhe tregtimin e tyre.

Një tjetër arsye është mundësia për të kaluar kufirin për në shtetin fqinj, Malin e Zi, ku punojnë duke kërkuar lëmoshë apo mbledhur mbetje urbane gjatë sezonit të verës.

Problemet e tyre janë të shumta, duke filluar nga strehimi i pa përshtatshëm në baraka deri tek vaksinimi i fëmijëve.

Shumë organizata kanë ndihmuar në përmirësimin e kushteve të jetesës por problemi kryesor i tyre është dhe mbetet strehimi i përkohshëm. Gjatë vitit ata migrojnë në qytete të ndryshme për të punuar dhe si pasojë e kësaj janë detyruar të ndërtojnë baraka për shkak të pamundësive ekonomike dhe qëndrimit afatshkurtër në qytet, nuk e shohin të përshtatshme gjetjen e banesave me qira.

“Ne duam të kemi një banesë me mure, pasi gjatë dimrit këtu është ftohtë por kemi frikë dhe nga përmbytjet”-tregon për Citizens Channel Astriti, i cili ka 3 fëmijë dhe jeton në barake prej 5 vitesh

Gjatë përmbytjeve në sezonin e dimrit, të prekur ishin dhe familjet Rome që jetojnë pranë “Urës së Bunës”. “Kur filluan përmbytjet ne u detyruam të largoheshin nga Shkodra drejt Tiranës duke lënë pas çdo gjë tonën aty, nuk kishim çfarë të bënin, barakat na i mori Lumi”-tregon i riu Alfred, babai i 5 fëmijëve

Ligji për Strehimit Social në nenit 54 garanton ndërtimin e strehave të përkohshme në vendbanime, por ky ligj ende nuk ka marrë formën e duhur për tu zbatuar nga institucionet shqiptare pasi pritet të miratohen aktet nën-ligjore nga Këshilli i Ministrave

Aktivistët Rom dhe Egjiptian shprehen se: “Gjatë vizitave në komunitetin Rom në Shkodër, ky është një nga problemet më të mëdha. Gjatë dimrit janë që familje rrezikojnë jetën duke jetuar pranë lumit në baraka, është shumë e rëndësishme që për ata të ndërtohen sa më parë streha të përkohshme për të pasur një jetë normale dhe larg rreziqeve”.
Aktivistët tregojnë se familjet këtë zgjidhje e shohin si të të arsyeshme kërkojnë më ngulm që kjo që të arrihet nga Bashkia e Shkodrës

Familjarët thonë se Bashkia u kishte premtuar se do të ndërtonte banesa, por ata deri më sot nuk kanë arritur asgjë, dhe ata jetojnë ende nën frikën e përmbytjeve.

*Citizens Channel/ Brejdon Xhavara

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *