Citizens.al

Un Women: Rreth 38% e vajzave dhe grave shqiptare ngacmohen seksualisht

UN Women në një studim të fundit në lidhje me ngacmimet seksuale në Shqipëri në hapsirat publike, ka zbuluar se rreth 38 % e grave dhe vajzave ndihen të ngacmuara seksualisht nga burrat.

Gjetja kryesore e këtij raporti është se aktet e dhunshme ndaj vajzave dhe grave në hapësirat pulike janë ende gjerësisht të pa raportuara.

“Nga 286 raste të raportuara, vetëm 16 për qind kanë kërkuar ndihmë dhe asistencë; shumica prej tyre kanë kërkuar ndihmë nga të afërmit dhe miqtë e tyre”, thuhet në raport.

Pëë sa i përket arsyeve se pse gratë dhe vajzat nuk e kanë raportuar këtë dhunë në organet përkatëse, 68 % u shprehën se janë shumë të turpëruara ose të frikësuara se njerëzit do të gjykojnë atë ose familjen e saj dhe 65% nuk dijnë se ku të drejtohen për të kërkuar ndihmë.

Pse gratë që kanë përjetuar ngacmim seksual nuk e raportojnë

Një tjetër problematikë që ky studim nxorri në pah është niveli i ulët i besimit që gratë dhe vajzat kanë kur bëhet fjalë për të kërkuar ndihmë kur përballen me ngacmime të kësaj natyre.  Pohimit “Vajzat / gratë që janë të ngacmuara apo abuzuara seksualisht, e provokojnë vetë”, 43 % e të pyeturave u përgjigjën: “pajtohem pjesërisht”, ndërsa 9% u përgjigjën: pajtohem fuqimisht”.

Rënia dakort me pohimin “Vajzat/gratë që janë të ngacmuara seksualisht, e provokojnë vetë”

Ky studim u zhvillua në tre qytete kryesore të Shqipërisë: Tiranë, Durrës, Fier. Gratë dhe vajzat në këto qytete përballen me forma të ndryshme të ngacmimit në hapësirat publike, siç janë: komentet e pasjellshme, vëmendja seksuale e padëshiruar, vështrimi ngultas, fishkëllimat ose prekja / kontakti trupor.

Pyetjet e përdorura gjatë anketimit

Por një nga gjetjet më interesante të studimit ishte se në qytetet Durrës dhe Fier ka gra të cilat e pranojnë dhunën, gjë që tregon për normalizimin e kësaj sjelljeje anormale dhe jo konform ligjit.

Siguria e vajzave dhe e grave në hapësirat publike lidhet ngushtë edhe me faktorë të infrastrukturës së qyteteve siç janë: ndriçimi, transporti publik, patrullimi i shpeshtë nga policia etj. Gjithashtu një element tjetër të cilin gratë e konsiderojnë të rrezikshëm në lidhje me sigurinë e tyre në çdo hapsirë janë burrat dhe djemtë të cilët përdorin lëndë narkotike.

Për të lexuar raportin e plotë klikoni këtu.

Citizens Channel / F.S

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *