Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

APP njofton për shmangien e procedurave “me negociim”

Agjencia e Prokurimit Publik (APP) në një njoftim të fundit udhëzon të gjithë autoritetet kontraktuese që të minimizojnë dhe të shmangin kontratat e lidhura nëpërmjet mënyrës “me negociim, pa botim paraprak në fletoren zyrtare”. Kjo procedurë pengon garën e hapur për të gjithë operatorët ekonomikë duke sjellë një marrëdhënie të drejtpërdrejtë të institucionit apo autoritetit kontraktues me firmat private.

Këtë lloj kontrate ligji për prokurimet publike nuk e inkurajon, por edhe APP me anë të njoftimeve të herëpashershme kërkon që të ndalojë përdorimin e saj nga autoritetet kontraktuese.

Kontrrolli i Lartë i Shtetit në auditet e zhvilluara ka konstatuar jo pak raste kur ka pasur shkelje të ligjit për prokurimin publik dhe abuzime me përdorimin e shpeshtë të procedurës me negocim.

Konkretisht në vitin 2017 në auditin e zhvilluar në Spitalin Psikiatrik “Ali Mihali” në Vlorë, për periudhën 2014 – 2017 u zbulua se 75 kontrata ishin lidhur me negocim pa shpallje paraprake në fletoren zyrtare dhe për 43 prej tyre institucioni nuk kish argumentuar apo vërtetuar se këto kontrata ishin lidhur në kushte emergjence apo nevoja ekstreme siç e parashikon ligji.

Ndërsa në bazë të të dhënave që APP ka bërë publike në vitin 2016, mësohet se nga 5109 kontrata të lidhura 2186 ishin lidhur me anë të procedurës me negociim.

APP ka rekomanduar që të gjithë  autoritetet kontraktore të fillojnë procedurat e prokurimit për objektet (malli,punë,shërbim) të parashikuara për vitin 2019, përsa kohë që fondet i kanë të parashikuara dhe në çdo rast brenda kufirit  buxhetor për vitin 2019.

Gjithashtu, APP kërkon nga autoritetet kontraktuese që të fillojnë punën për të krijuar Sistemin e Prokurimit Elektronik , në mënyrë që të mbulohen nevojat e vitit 2019.

APP në bashkëpunim me Ministrinë e Financave do të kontrrollojnë zërat e paraqitur nga autoritetet  përkatëse në mënyrë që të kontrrollohet nëse  fondet janë apo jo brenda buxheteve përkatëse të autoriteteve kontraktore.

Gjithashtu, ditën e sotme APP ka bërë një tjetër njoftim shumë ët rëndësishëm drejtuar bizneseve dhe autoriteteve kontraktuese: nga data  16.11.2018, ora 15.00 deri në datën 18.11.2018, ora 10.00 sistemi online i prokurimeve publike do të jetë offline për shkak të arkivimit të procedurave të prokurimeve dhe të gjitha procedurat përkatëse do të shtyhen për dy ditë më vonë.

Me anë të këtij njoftimi APP ju bën thirrje pjesëmarrësve të marrin masat e nevojshme brenda datës 16.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *