Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Infermierët i përgjigjen me protestë kartolinave të qeverisë për fundvit

“Gëzuar 2018, vitin e Skënderbeut”, është shkrimi në hyrje të kartolinës që Kryeministri Rama i ka dërguar infermierëve shqiptar fundvitin e kaluar.

Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë “Albanian Nurses Association” (ANS) ka publikuar fotografi të letrave dhe kartolinave që ata kanë marrë që nga viti 2015.

“A e dini se kush është shpërblimi për Infermierët çdo fundviti??? Një kartolinë dhe një letër….”, thuhet në njoftimin e publikuar nga ANS.


“Kartolina e dërguar ndaj Infermiereve e çdo kategorie tjetër është injorimi më i madh që i bëhet Shëndetësisë sepse tregon se sa një qeveri e vlerëson punën e punonjësve të Shëndetësisë. Nuk themi që leku është gjithçka që mund të konsiderohet shpërblim por jo një copë karton që shumica e hodhën në kosh të plehrave e disa e grisën
“, tha për Citizens Channel Elson Jaçaj, Kryetar i Shoqatës së Infermierëve Shqiptar (ANS).

Sipas tij ajo që infermierët kanë vërtetë nevojë është një sqarim se përse prej vitesh iu është hequr paga e 13 apo shpërblimi i fundvitit. “Nuk ka asnjë informacion nëse është hequr ky fond apo shkon diku tjetër”, shprehet Jaçaj.

Ai shpjegon si shpërblimet për këtë kategori punonjësish të sistemit shëndetësor kanë ardhur duke u zvogëluar në vite: “Dikur shpërblimi jepej për të gjithë infermierët në masën e një page të plotë. Përpara disa vitesh u kthye në një shumë prej 10 mijë lekësh të vjetra për të gjithë. U bë disa vite tashmë që infermierët nuk marrin as shpërblim dhe as pagën shtesë”.

Jaçaj tregon se një vit më parë shpërblimet janë dhënë në bazë të performancës, e cila vlerësohet nga administratat e pavijoneve. Ai shton se edhe vetë administrata shpërblehet në bazë të performancës, fakt i cili ngre më pas një sërë pyetjesh.

“Këtu lind pyetja se kush e përcakton performacën? Mbi cilat pika dhe kritere? Sepse këtu futen pastaj ndarjet e padrejta me miqësi apo mënyra të tjera që infermierët i kanë parë mirë se si funksionojnë në çdo spital”.

Infermierët paralajmërojnë protestë:

Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë ka paralajmëruar një protestë të enjten më 20 Dhjetor. Protesta do të nisë si një marshim nga QSUT  duke u ndalur përpara  Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Ditën e enjte, infermierët e pavijoneve paralajmërojnë bojkot të shërbimit shëndetësor.  “Ata shprehen se urgjenca, reanimacionet dhe pediatria dhe çdo shërbim tjetër që është në punë dhe nuk bashkohet fizikisht me ne do të bojkotoje punën për rreth një ore”, tha për Citizens Channel Elson Jaçaj.

ANS sqaron disa nga problemet që i kanë çuar infermierët drejt protestës:

  • Rritje page pasi kemi pagat më të ulëta në rajon.
  • Shpërblim fundviti që i takon çdo punonjësi
  • Kushte pune më të mira (pasi akoma punohet pa doreza dhe kushte të tjera minimale)
  • Siguri në punë (ku të gjithë e dimë që së fundmi dhuna ndaj personelit  Shëndetësor është shtuar.  Sidomos ndaj infermierëve që janë në kontakt të parë me pacientin. Asnjë infermier nuk është i sigurt ndërsa ushtron profesionin e tij/saj jo vetëm ndaj infeksioneve të ndryshme por dhe ndaj dhunës.
     

*Citizens Channel /l.k./

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *